×
  • Auto
  • Auto

    Elon Musk ndan qëllimin ambicioz të shitjeve të Teslas

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    CEO i Tesla, Elon Musk u ka thënë investitorëve se pret që shitjet e automjeteve elektrike të markës të rriten ndjeshëm në vitin 2025.

    Musk ishte jashtëzakonisht pozitiv në fjalimin e tij ndaj aksionerëve kryesorë si pjesë e thirrjes së fitimeve të tremujorit të tretë për vitin 2024 të Tesla-s, duke i atribuar objektivat e rritjes së shitjeve modeleve më të lira, përcjell Telegrafi.

    “Ne jemi ende në rrugën e duhur për të ofruar modele më të përballueshme duke filluar nga gjysma e parë e vitit 2025”, tha Musk.

    “Për të rrezikuar pak këtu, dua të jap një vlerësim të përafërt, mendoj se është 20-30% rritje”, shtoi ai.

    Megjithatë, miliarderi paralajmëroi se “ngjarjet e forcës madhore” – si shpërthimi i një lufte të madhe ose rritja e normave të interesit – mund të ndikojnë në këtë rritje.

    Bëhet e ditur se Musk u inkurajua nga shifrat e fundit të shitjeve të kompanisë, e cila shiti 462,890 automjete globalisht në tremujorin e tretë.

    Nga Rubrika
    Auto20 Dhjetor 2024
    Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë...
    Auto19 Dhjetor 2024
    Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian u ulën me rreth dy për qind në muajin nëntor, treguan të dhënat nga...
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pesë shtetas të Serbisë të gjithë në një veturë u munduan të premten ta kalojnë ilegalisht kufirin. Në raportin 24-orësh të policisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Drejtoresha e Radiologjisë, Shkendije Nuza në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me sfidat e klinikës që ajo drejton. Nuza...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Një person është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar të premten në Gjilan. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në vendin...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    I dyshuari për sulmin në Gjermani mori një makinë me qira dhe u fut në një turmë në tregun e Krishtlindjeve në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ka shkuar në pesë numri i zyrtarëve policorë të lënduar nga vetaksidenti në Varagë të Zveçanit. Në raportin 24 orësh të policisë...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Një person është sulmuar fizikisht nga disa të tjerë në Gjilan. Ai u dërgua fillimisht në emergjencë në Gjilan dhe më pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.