Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kryer sot homazhe pranë Kompleksit Përkujtimor në Reçak, duke nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës makabre të kryer nga forcat policore dhe ushtarake serbe. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zona Operative e Nerodimes, në përkujtimin e 26-vjetorit të këtij akti barbar.