Aktorja Elizabeth Hurley 56-vjeçe ka ndarë një foto të re seksi me ndjekësit në profilin e saj në Instagram. Përkatësisht, Hurley u mburr edhe një herë me një figurë të lakmueshme me bikini seksi bezhë, e më pas u ankua se kishte kohë që nuk ishte me pushime.
“Nuk ankohem, por kam një ndjenjë që kam qenë me pushime në shekullin e kaluar, pak para bllokimit të parë. Do të pretendoj të jem në një pushim imagjinar”, ka shkruar Hurley.
Menjëherë më pas, ajo ka postuar një tjetër foto me bikini të ngjashme të verdha dhe ka shkruar: “Unë vesh bikini dhe një këmishë të bardhë nëpushimin tim imagjinar (në jetën reale vesh dhjetë shtresa leshi).
Në të dyja fotot, Hurley mblodhi në një kohë të shkurtër më shumë se 100 mijë pëlqime dhe komplimente të shumta nga fansat e punës së saj.
“Zot, dua ta kem atë trup dhe atë fytyrë. Thjesht e bukur brenda dhe jashtë; Më pëlqen të shkoj në pushime imagjinare me ju; Je kaq e pashme”, ishin disa nga komentet./FrontOnline/