Aktorja britanike Elizabeth Harley 56-vjeçe ka postuar një video të shkurtër nga një xhirim në profilin e saj në Instagram dhe me atë rast ka veshur një fustan të ngushtë të zi.
Kreacioni është punuar nga shtëpia italiane e modës Versace dhe Elizabeth e buzëqeshur pozon e sigurt me një fustan që mezi ia mbulonte gjoksin.
Pamja e saj atraktive është komentuar nga vetë Donatella, e cila ka shkruar: “Daaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa”’a” “Shkëlqyeshëm”.
Sigurisht nuk kanë munguar edhe komentet lavdëruese: “Perfekte”, “E bukur dhe super seksi”, “E thjeshtë – perfekte, si gjithmonë”, i kanë shkruar ata.
Bashkëpunimi mes Harley dhe Versace ka nisur 27 vite më parë, kur kjo aktore britanike ka gëzuar publikun e modës duke u shfaqur në një krijim të guximshëm me detaje të arta të kësaj shtëpie mode.
Më pas ajo u shfaq me të dashurin e atëhershëm Hugh Grant në premierën e “Four Weddings and a Funeral“./FrontOnline/