Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Eliza Hoxha, në T7, ka thënë se kandidati i VV’së, Shpejtim Bulliqi dhe i LDK’së, Nexhmi Rudari, në Podujevë kanë idetë e njëjta dhe se me ta nuk mund të bëhet ndryshimi.
“Nëse 20 vjet e ke dashur një subjekt dhe nuk ka funksionu, atëherë unë besoj që duhet japur dikujt tjetër mundësinë. Unë nuk besoj se ka mundësi që të bëhet ndryshimi me njerëzit e njejtë. Idetë e njëjta janë në të dyja subjektet”, është shprehur Hoxha.
Tutje, ajo tha se Bulliqi është përgjegjës për, sipas saj, devalvimin e arsimit në Podujevë.
“Unë nuk besoj që Bulliqi do të jetë pjesë e ndryshimit”.
“Një nga akterët kryesor që e ka devalvuar arsimin në Podujevë është Bulliqi”, shtoi Hoxha.