Zyrtarja e PDK’së, Eliza Hoxha, ka kërkuar ndihmë për dhurim gjaku nga personat që e kanë kaluar koronavirusin, të cilët e kanë grupin e gjakut A-Pozitiv apo A-Negativ, të cilët duhet të kenë nivelin e IgG’së ose IgM’së mbi 50.
Hoxha, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se personat që paraqiten vullnetar, të cilët kanë grup të gjakut A-Pozitiv apo A-Negativ, të lajmërohen në QKUK. Tutje, ajo njofton se transfuzioni i gjakut për dhurim bëhet nesër e pasnesër deri në ora 14:00.
Postimi i plotë:
Pershendetje miq,
E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin, andaj persona që kane vullnetin e mire dhe sapo e kane kaluar Covidin e që e kanë grupin e gjakut A-Pozitiv apo A-Negativ të lajmërohen në QKUK, Transfuzionin e gjakut për dhurim nesër e pasnesër deri ne ora 14:00.
Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa.
Ju faleminderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën.
Ps. Për detaje ju lutem na shkruani edhe në inbox ose mund të lajmëroheni në 044147690.