Këngëtarja dhe arkitektja e njohur shqiptare, Eliza Hoxha, tashmë prej dy mandatesh ushtron edhe profesionin e deputetes.
Në vitin 2019 ajo vendosi t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës, me çka sovrani i dha besimin për dy mandate radhazi të jetë përfaqësuese e tyre në ulësen e kuvendit.
Eliza shpesh në intervista të ndryshme e ka theksuar se njerëz të caktuar në tentim për t’ia “ulur” vlerat, shpesh ia kanë përmendur muzikën – ani pse kjo është një ndër armët më të forta të saj dhe vetëm sa ngrit edhe më shumë vlerat e saj.
Ky është postimi i plotë i këngëtares (pa ndërhyrje):
“Shpesh, prej se kam hy në politikë, në paraqitjet e diskutimet e mia shoh plot njerëz që duke mos pas çka me thanë shprehen qysh duhna me marr mikrofonin e me k’nu se me demek s’je për këtë punë. Duke mendu me më ofendu me diçka që unë e zotëroj, e dua dhe e bëjë, thjeshtë as nuk më lëndoni e as nuk më ofendoni. Unë jam e lumtun që mundem me komuniku me të tjerët në forma të ndryshme dhe ndjehem e pasur dhe e përmbushur me këtë fakt. Andaj krejt juve që doni me minimizu angazhimin tim të ri përmes punës tjetër e shkathtësive tjera që i kam… Thjeshtë po ju përshëndes me këtë kangë të bukur”, ka shkruar Eliza.
Mes shumë këngëve të saj që kanë lënë gjurmë në diskografinë shqiptare, disa nga hitet më të mëdha të Eliza Hoxhës llogaritet të jenë këngët: “Pendimi”, “Shko”, “Kthehu”, “Rruga e zemrës” (bashkëpunim me Rosela Gjylbegun) e shumë të tjera.