Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, së bashku me familjen e saj po shijon disa ditë pushimi në Turqi.
E me atë rast ata kanë bërë edhe një vizitë në restorantin e kuzhinierit të famshëm ‘Nusret’. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit disa pamje në Instastory, ku mes të tjerash ka treguar se ka provuar edhe një hamburger.
“Është thjesht një hamburger i mbështjellë me folje ngjyrë ari, e që më të mirë janë ata të Prishtinës që kushtojnë vetëm një euro”, thotë Elita që si duket s’i ka pëlqyer edhe aq shumë.
E pyetur nga ndjekësit ajo ka zbuluar edhe çmimin e tij duke treguar se kushton plot 65 euro. Në Instastory Elita ka shpërndarë faturën e plotë, që në total i ka kushtuar 293 euro.Epo nuk është histori e pa dëgjuar kjo, sidmos me shqiptarët që janë të parët që zgjedhin vendet luksoze dhe gjithashtu të parët që ankohen për shifrat në faturë.