Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa jo të pakta janë rastet kur iu jep mundësinë ndjekësve që t’i parashtrojnë pyetje rreth saj, të cilave më pas ajo iu përgjigjet.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi në InstaStory, duke shuar kureshtjen e shumë fansave në lidhje me detaje të ndryshme nga jeta private dhe ajo profesionale.
Ndër të tjerash, ajo është pyetur nga një ndjekës/e në lidhje me ndërhyrjet estetike, duke insistuar që të tregojë se çfarë ka bërë në fytyrën e saj.
Dhe përgjigja e moderatores ishte e prerë, duke konfirmuar që nuk ka asnjë ndërhyrja dhe se është bërë “e tepërt” sipas saj me pyetje të këtij lloji.
“Bajat e keni bërë me këto ndërhyrje Nuk kam ndërhyrje kurrgjë, as hundën as buzës as kurrgjë. Nuk di qysh duhet ta vërtetoj që a e kam hundën operim a jo, edhe ata që e bëjnë, e bëjnë prej hallit, kështu që ndaluni me këtë”, thotë Elita përgjatë videos drejtuar ndjekësit/es që ka parashtruar pyetjen.
Elita gjithashtu nëpërmjet përgjigjeve të saj bëri të ditur se konsumimin e duhanit e ka ndalur në momentin që ka marrë vesh se është shtatzënë dhe se në planet e afërta të saj dhe të Gjikos nuk është një fëmijë i tretë.