Elita Rudi sot është nervozuar me bashkëshortin e saj Gjikon.
Moderatorja kosovare e cila shumë shpejt do ti kthehet ekranit tregohet shumë e afërt me ndjekësit në rrjetet sociale duke treguar momente të ndryshme nga përditshmëria.
E meqë jemi në dimër ajo ka treguar një nga momentet më të vështira sot, duke e fajësuar Gjikon.
Ajo akuzoi Gjikon se nuk është kujdesur për pastrimin e borës nga vetura e saj, gjë të cilën e bëri vet ajo duke e treguar në deatje në videot që ka postuar në instagram.
Madje në një moment ajo i drejtohet Gjikos “Pse nuk ma bën jetën më të lehtë”.
Ndryshe, ajo dhe Gjiko janë prindër të dy fëmijëve.