Çifti i njohur i estradës, Gjiko dhe Elita Rudi, sot (e martë) festojnë përvjetorin e tyre të martesës.
Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë rreth tri vjet më parë në një dasmë gjigante me shumë të ftuar VIP, të mbajtur në Prishtinë.
Sot pas dy vitesh martesë, Elita u kujdes ta përkujtonte datën e veçantë të çiftit përmes një postimi special në rrjetin social Instagram.
Ajo ndau me ndjekësit dy fotografi, një aktuale dhe një të realizuar nga dasma e tri viteve më parë, ku në mbishkrimin e tyre nuk munguan fjalët e ëmbla për përvjetorin e tyre të tretë.
“Nuk ka dhuratë më të madhe se ta jetosh jetën me personin që e do. Urime përvjetorin e martesës dashuri”, ka shkruar Rudi në Instagram.
Ndërkohë të shumta kanë qenë urimet që dyshja kanë pranuar nga ndjekësit e tyre të përbashkët, në hapësirën për komente.
Nga kjo martesë trevjeçare, fryt i dashurisë mes çiftit janë dy fëmijët e tyre: Zëri dhe Bota.