Elita e basketbollit do të vazhdojë sot me tri ndeshjet e fundit të javës së dhjetë.
Në Gjakovë, do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit. Kampionët kanë shtatë fitore e dy humbje, ndërkohë, kuqezinjtë kanë katër fitore e pesë humbje.
Takim interesant pritet edhe në Pejë, ku Peja ndeshet me Borën, ku të dy skuadrat kanë bërë përforcime, duke synuar arritjen e qëllimeve për këtë edicion. Verdhezinjtë kanë katër fitore e pesë humbje, derisa prishtinasit janë në vendin e fundit me një fitore e shtatë humbje.
Përballje mjaft interesante pritet edhe në kryeqytet, ku Sigal Prishtina e pret Golden Eagle Yllin. Bardhekaltrit kanë pesë fitore e tri humbje, ndërsa therandasit pesë fitore e katër humbje, andaj pritet një sfidë e barabartë./RTK/
Superliga-Java 10
E diel
17:00 Trepça – Vëllaznimi
19:00 Peja – Bora
19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli