×
  • Sport
  • Sport

    Elita e basketbollit vjen sonte me dy sfida interesante

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Superliga e Kosovës në basketboll, rikthehet sonte me dy ndeshjet e para të javës së 27-të, njëkohësisht kjo është xhiroja e parafundit për garat e rregullta.

    Kjo xhiro do të dhurojë shumë sfida interesante.

    Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi kanë pikë të barabarta me 13 fitore e 13 humbje, andaj pritet një sfidë shumë interesante në Therandë dhe e baraspeshuar njëkohësisht. Dy skuadrat janë në formë të lartë dhe synojnë të përfundojnë garat e rregullta sa më lart në renditje.

    Ndeshja tjetër që luhet sonte është dueli mes Borës dhe Proton Cable Prizrenit, vendit të shtatë dhe tetë në renditje. Prishtinasit në edicionin debutues në elitë kanë tetë fitore e 18 humbje dhe do të luajnë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë për një vend në elitë edicionin e ardhshëm, ndërkohë, prizrenasit kanë pesë fitore e 21 humbje.

    Të enjten është e rezervuar për super derbi, me katër skuadrat e para në renditje që gjithashtu synojnë të renditen sa më lart para garave shtesë, njëkohësisht është përballja mes katërshes së madhe të basketbollit të Kosovës.

    Sfidë interesante pritet në kryeqytet, ku ndeshen Sigal Prishtina dhe Bashkimi. Prishtinasit janë në vendin e tretë me 16 fitore e dhjetë humbje, ndërsa prizrenasit në vendin e parë me 18 fitore e tetë humbje.

    Në Pejë, përballen Peja dhe Trepça. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt me 14 fitore e 12 humbje, kurse ‘Xehetarët’ janë në vendin e dytë me 17 fitore e nëntë humbje./RTK

    Superliga/Java 27

    Sonte takohen:

    19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

    19:00 Bora – Proton Cable Prizreni

    Të enjten takohen:

    19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

    19:00 Peja – Trepça

    Nga Rubrika
    Sport06 Prill 2025
    Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 28-të, xhiroja e fundit e garave të...
    Sport06 Prill 2025
    Paris Saint Germain ka fituar titullin e 13-të në Ligue 1, teksa këtë e arritën gjashtë ndeshje para fundit të kampionatit. Për...
    Sport05 Prill 2025
    Milani ka barazuar 2-2 me Fiorentinan, ndonëse nuk e nisi aspak mirë ndeshjen e xhiros së 31-të. Në minutën e 7-të të...
    Të tjera
    Lajme06 Prill 2025
    Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve, ka deklaruar për “Front Online” se në shumicën e komunave nuk janë paguar shtesat për...
    Kronika06 Prill 2025
    Dy raste të zhdukjes janë raportuar në Kosovë, ku një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçare janë larguar nga shtëpitë e tyre pa lajmërim...
    Lajme06 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1979 gjoba në trafik. Sipas raportit të...
    Lajme06 Prill 2025
    Avdi Hoti, nënkryetar i Sindikatës së Policisë, është shprehur për “Front Online” se shtesat për punonjësit e Policisë janë të rregulluara me...
    Bota/Rajoni06 Prill 2025
    Të paktën 16 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën që nga e mërkura mes stuhive të forta dhe përmbytjeve në Midwest...
    Lajme06 Prill 2025
    Mbrëmë në Prishtinë një person është therur me thikë. Kjo u bë e ditur nga policia e Kosovës në raportin 24 orësh....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.