Rezistuan deri në minutën e 63-të.
Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin.
Këta të fundit e gjetën golin e parë me anë të Jude Bellingham, për t’i shënuar edhe dy të tjerë në kohën shtesë, raporton Klankosova.tv.
Fillimisht futbollisti i Mallorcas, Martin Valjent e futi topin në portën e tij, kurse krejt pak sekonda para se të mbyllje krejt ndeshja, realizoi edhe Rodrygo.
Pas këtij triumfi, “mbretërit” i bashkohen Barcelonës në finalen e Superkupës, pasi katalunasit fituan mbrëmë kundër Atletico Bilbaos me rezultat 2-0.