×
  • Vip
  • Vip

    Elgit Doda zbulon çdo detaj të këngës së re të Luiz Ejllit

    FrontOnline
    16 Shkurt 2023

    I ftuar sot në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë producenti i njohur, Elgit Doda.

    Ai i ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve që të gjithë ne si publik kishim në lidhje me këngën e re të banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli. Si lindi ky bashkëpunim? Si arriti të përfundohej në një kohë rekord? Si arriti të realizohej kaq bukur?

    Duke parë të gjithë gjënë që po ndodh aty brenda, që besoj e ka parë e gjithë Shqipëria. Nuk ishte gati ‘demo’-ja, nuk kam pasur asgjë gati dhe e gjitha është bërë për gjysmë ore si vijë melodike dhe më pas jam marrë me tekstin një gjysmë dite për ta mbaruar. E vendosëm që do të bënim një këngë njëherë bashkë me stafin e “BBV” dhe pastaj unë veprova me tekstin dhe me melodinë.

    Teksti është shkruar nga vetë Elgiti?

    Teksti është shkruar nga unë por gjatë gjithë kohës që kam parë ‘Big’-un kam marrë disa fjalë kyçe që i ka thënë vetë Luizi si psh: “Merri sytë e mi, shikoje veten”.

    Si arriti që të realizohej për vetëm 30 minuta?

    Frymëzimi është ajo gjëja që ti shkon në studio me idenë që do krijosh një gjë. Unë kam diçka shumë të mirë, e marr direkt përgjegjësinë e dikujt tjetër për ta kthyer në këngë dhe kjo është një dhunti. Edhe direkt ndjesinë e atij djalit që e kam parë në rrjetet sociale, ia mora ndjesinë direkt edhe ia ktheva në këngë.

    A ka shkuar Elgiti në Dhomën e Rrëfimit dhe ka takuar Luizin?

    Unë kam shkuar tek dhoma e rrëfimit vetëm kur i kam marrë zërin. Çështja është që Luizi ndoshta nga cigarja e tepërt dhe abuzimi pak aty brenda ka pasur pak zërin e çjerrë dhe e gjithë gjëja është që mua mu desh që t’ia merrja këngën shumë shpejt. Ai ka bërë prova me veten e tij por pa më pasur mua aty dhe zëri ka qenë për t’u marrë shumë shpejt.

    Si e priti vetë Elgiti këtë sukses?

    E dija se çfarë do të ndodhte, nuk është një gjë që nuk parashikohet ajo gjëja. Sigurisht më vjen mirë, kur t’i mundohesh të bësh atë artin tënd dhe sigurisht që ta shfaqësh atë duke ia dhënë dikujt që ndoshta për momentin ka influencë dhe kjo është diçka shumë e bukur edhe për të ndryshuar rrjedhën e disa gjërave në muzikë.

    E njihje Luizin më parë?

    Jo, hera e parë.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Vip20 Shtator 2024
    Kohës së fundit një dokument i lëshuar nga një shkollë në Prishtinë ka ngjallë reagime të shumta nga fytyrat e njohura publike,...
    Vip20 Shtator 2024
    Kiara Tito këtë sezon do të vjen në një emision ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim. Pasi zbuloi se do të...
    Vip20 Shtator 2024
    Aktorja Olta Gixhari, në një podcast që ka realizuar me gazetaren Mira Kazhani, ka treguar eksperiencën e saj të mëmësisë, dhe se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të presë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor në...
    Lajme20 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga momenti kur është intonuar himni i Republikës së Kosovës në akademinë më me ndikim...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diele në...
    Lajme20 Shtator 2024
    Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së, organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Në epiqendër të mediave greke orët e fundit ka qenë një ngjarje serioze ndaj një nxënëse 10 vjeçe me origjinë shqiptare që...
    Lajme20 Shtator 2024
    Forumi për Siguri i Varshavës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marr pjesë në këtë forum. Forumi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.