Shoku i ngushtë i Donaldit ka publikuar një postim teksa mori vëmendje.
Projektet e fundit muzikore të këngëtarit, Elgit Doda aludohen se janë dedikim i lidhjes së dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.
“Ku je”, ishte kënga e fundit e cila u realizua nga artisti shqiptarë ku të cilën ai e interpretoi në shtëpinë e “Big Brother VIP” para Donaldit, Beatrixës dhe disa banorëve.
Ndërkohë, Eligiti sot ka bërë një postim i cili ka njoftuar se do e lansoi edhe një projekt muzikor që është vazhdimësi e këngës “Toxic Love” dhe “Ku je”.
“Një dashuri toksike që ti e kërkon dhe i thua ku je, ku je ama në fund e kupton që ajo dashuri nuk është për ty. Fundi i një triologjie”, ka shkruar këngëtari.