Njohës i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, ka folur lidhur vendimin e fundit të SHBA-së për të marrë masa sanksionuese ndaj grupeve, bizneseve dhe individëve që kanë kontribuar në dëm të interesave të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka theksuar se ky është një hap pozitiv, pasi SHBA ka vendosur të veprojë kundër elementëve që ndikojnë negativisht në rajon.
‘’ Ky është lajm i mirë meqë SHBA ka marr vendim për të marr veprime që sanksionojnë grupet, bizneset apo personat të cilat në mënyrë permanente në bashkëkryerje kanë bërë veprime që dëmtojnë interesat e SHBA-së në Ballkan’’ thotë ai.
Elezi ka parashikuar se në ‘’Listën e Zezë’’ do të mund të përfshihen edhe biznese dhe qytetarë nga Kosova, duke përmendur mundësinë që të preken edhe individë të pozita të larta në institucionet shtetërore.
‘’ Ne presim që në Listën e Zezë të kemi edhe biznese apo qytetarë edhe nga Kosova, mund të kemi edhe përfaqësues të institucioneve me pozita të larta’’ shton Elezi.
Ai ka sqaruar gjithashtu se lista nuk do të bëhet publike para datës 9 shkurt, kur janë edhe zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë dhe se pas kësaj date do të njoftohen emrat që do të përfshihen në këto sanksione.
‘’Kjo listë nuk do të publikohet para datës 9 shkurt. Në këto momente mund ta përshëndesim çdo veprim të tyre’’ potencoi ai.
Sipas Elezit, në listë do të ketë edhe kandidat për deputetë dhe figura qeveritare.
‘’Do të ketë edhe persona që janë kandidat për deputet apo përfaqësues të Qeverisë, por lista nuk do të publikohet para 9 shkurtit, ajo do të publikohet pas 9 shkurtit’’ tha Bedri Elezi për FrontOnline.
Kush mund të rrezikohet në Kosovë nga zgjerimi i sanksioneve prej presidentit amerikan Joe Biden?