Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja, e cila ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Greqi, solli në jetë foshnjen e saj ditën e sotme. Mediat greke raportojnë se ajo dhe partneri i saj, Alberto Botia, janë bërë prindër të një djali.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e këngëtares për lajmin e ëmbël. Kujtojmë që këngëtarja konfirmoi se do të bëhej nënë në Nëntor, pas shumë javësh spekulimesh. Ajo ndau një fotografi ku shihej e shtrirë në shtrat me partnerin e saj, ku pranuar lajmet që qarkullonin prej kohësh./FrontOnline/