Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë edhe një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pasi që deputeti i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës , Elbert Krasniqi ka konfirmuar për Front Online se do të jetë bashkë me Vetëvendosjen.
“Absolutisht, ne jemi bashkë”, ka thënë Krasniqi për Front Online.
Krasniqi ka deklaruar se do ta mbështes formimin e Qeverisë Kurti.
“Unë do ta mbështesë formimin e qeverisë Kurti, se si do të funksionojmë në Kuvend mbetet me u dakordu me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shtuar ai.
Sipas tij, bashkëpunimi mes tyre dhe Vetëvendosjes ka qenë i shkëlqyeshëm edhe në mandatin e kaluar.
“Ne kemi vepru bashkë me VV-në edhe në mandatin e kaluar, kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm , një bashkëpunim që është ndërtuar në besueshmërinë ndërsjellë kështu që ne jemi bashkë dhe si do të funksionojmë do ta shohim”, është shprehur Krasniqi për Front Online.
Ndërsa, i pyetur se a synon me këtë ndonjë post ministror, ai ka shtuar se nuk e ka këtë qasje.
“Nuk është kjo njëra prej atyre qasjeve që ne e kem , ne bashkëpunojmë për të mirën e komunitetit veprimet tona në të ardhëm do të jenë transparente”, ka thënë ai.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 438 mijë e 334 vota./Front Online/