“El Clasico” i ka shkaktuar telashe Real Madridit, pasi “viktimë” ka rënë Lucas Vazquez, i cili e ka humbur pjesën e mbetur të edicionit.
Lajmin e ka bërë të ditur Real Madridi përmes faqes zyrtare të klubit, shkruan FrontOnline.
“Pas testeve mjekësore, Lucas Vazquez është diagnostifikuar me një lëndim në ligamentet kruciale të gjurit të majtë”, ka njoftuar Real Madridi.
Përmirësimi i Vazquezit ka qenë krucial për Real Madridin këtë edicion.
Ai ka bërë 34 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, duke dhuruar pesë asistime./FrontOnline/