×
  • Kronika
  • Kronika

    Ekstradoheti dyshuari malazez për vrasje të rëndë

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes kësaj komunikate për media, njofton opinionin publik se është realizuar me sukses ekstradimi i Mario Miloseviç, i kërkuar nga autoritetet malazeze si i dyshuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të materialeve plasëse. “Falë punës që kemi bërë si Ministri e Drejtësisë në rrafshin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, sot më datë 5 nëntor 2019, është realizuar me sukses ekstradimi i njërit nga personat më të kërkuar nga Mali i Zi, i dyshuari Mario Miloseviç, shtetas i Republikës së Malit të Zi” thuhet në komunikatë raporton “Front Online”.

     Aty më tutje thuhet se i dyshuari Miloseviç ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje e paautorizuar të materieve plasëse”, të Kodit Penal të Malit të Zi.

     Bashkëpunimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe organeve të pavarura të sundimit të ligjit si dhe përkushtimi për të vendosur para përgjegjësisë secilin person të dyshuar, e ka bërë Kosovën një vend primar në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe një vend të pasigurt për kriminelët.

     Në saje të përkushtimit në luftën ndaj krimit trans-nacional, që nga shtatori i vitit 2017 deri më nëntor 2019, janë përmbyllur 165 ekstradime, më shumë se sa kanë ndodhur për vite të tëra marrë së bashku.

    \ Front Online /

    Nga Rubrika
    Kronika02 Janar 2025
    Aksioni i zhvilluar nga Policia e Kosovës në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës kundër drogës në rrugën ”Bejtush Gërbeshi”, rezultoi me...
    Kronika01 Janar 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) bën të ditur se e ka arrestuar të martën një zyrtar policor nën dyshimin se i njëjtit...
    Kronika31 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar në Pejë pasi më 25 dhjetor të këtij viti pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e kishte kanosur...
    Të tjera
    Kronika02 Janar 2025
    Aksioni i zhvilluar nga Policia e Kosovës në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës kundër drogës në rrugën ”Bejtush Gërbeshi”, rezultoi me...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 1 janar se dhënia e fund e furnizimeve me gaz rus në Evropë, përmes një...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një i moshuar 87-vjeçar u përplas nga një automjet në aksin Këlcyrë-Përmet, pranë Urës së Këlcyrës. Automjeti drejtohej nga një 32-vjeçar, i...
    Lajme02 Janar 2025
    Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të pikave kufitare me Kosovën. Sipas të dhënave të...
    Lajme02 Janar 2025
    Nagip Krasniqi ka thënë se miku i tij, profesori i Universitetit të Prishtinës dhe bashkë-themeluesi i organizatës jo-qeveritare GLSP, Fisnik Korenica, i...
    Opinione02 Janar 2025
    Ekipi i sapozgjedhur i BE në Bruksel në 2024 ka shumë për të bërë. Si mund të arrihet kjo pa një tandem...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.