sh-kreu u Bandës së Durrësi Lulzim Berisha ka mbërritur mbrëmjen e së martës në Rinas pasi u ekstradua nga Madridi.
Nga aeroporti i Rinasit ai u shoqërua nën masa të rrepta sigurie drejt Burgut 313.
Pavarësisht së Lulzim Berisha kundërshtoi ekstradimin e tij, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta, Gjykata Kombëtare e Spanjës vendosi që të pranoi kërkesën e Shqipërisë për sjelljen e Lul Berishës në vendin tonë, raporton Euronews.al.
I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Lulzim Berisha është arrestuar në Spanjë më 14 dhjetor të vitit 2023.
Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha jetonte në Alicante nën identitetin e rreme.