Sulmi në zemër i Christian Eriksenit mori gjithë vëmendjen në ditën e djeshme në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Mesfushori i Danimarkës pësoi sulm kardiak gjatë ndeshjes me Finlandën, derisa pas reagimit të shpejt të mjekëve, gjendja e tij tashmë është stabile, raporton FrontOnline.
Situatën e futbollistit danez të Interit e ka komentuar edhe këngëtari i mirënjohur kosovar, Blerim Muharremi i njohur ndryshe si Blero.
Blero që është ftuar mbrëmë si “analist” në RTV Dukagjini, ka zbuluar shkakun e kësaj që i ndodhi futbollistit.
https://www.facebook.com/DueliSportivRTVD/videos/219052326553753
“Erikseni është lojtari kryesor te Danimarka, ka të bëjë shumë me stres, sepse është umbrella e Danimarkës”, ka deklaruar ai.
“Ka pasur shumë media kundër Eriksenit, për faktin se ai është pjesë e Interit. Ai ka pasur shumë presion”, tregoi Blero.
“Unë mendoj se ka të bëjë shumë me stres dhe se e ka marrë afër zemrës”, tha këngëtari mes të tjerash./FrontOnline/