Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka thënë se Kosova qëndron në një gjendje stabile dhe të menaxhueshme sa i përket sigurisë kombëtare.“Situata e sigurisë në Kosovë është e menaxhueshme, ku edhe mekanizmi vendor por edhe ai ndërkombëtar janë duke bashkërenduar disa aktivitete në veçanti shkëmbimin e informacioneve sa i përket kërcënimeve të mundshme qoftë nga brenda ose jashtë që mund të atakohet Republika e Kosovës”.
“Po vërehet një atmosferë e zymtë në qytetet e tona sepse jemi në pritje të disa aktiviteteve që është duke i zhvilluar në prapaskenë Gjykata Speciale dhe në këtë formë edhe siguria është në një fazë të pauzës pasi fokusi kyç edhe i akterëve të sigurisë, por edhe i atyre politikë se si po zhvillohen proceset”.
Shala në Sytë 7 në Klan Kosova foli edhe për ndikimin e emërimeve dhe shkarkimeve që bëhen nëpër institucione të ndryshme në vend.“Ata të cilët emërohen në pozita të caktuara kanë shkallën e sigurisë të lartë, kanë qasje në informacione sekrete dhe në qoftë se ka ndonjë ndryshim menaxheria atëherë probabiliteti është shumë i lartë që disa informacione të cilat mund të barten nga një menaxhment në tjetrin e atakon edhe policin më të thjeshtë”.“Në Kosovë kemi shpesh emërime dhe shkarkime dhe kjo e atakon sigurinë me apo padashje – kjo i mbetet aspektit politikë”, deklaroi Shala
Sipas Shalës është vendim i drejtë shuarja e Task-forcës anti-korrupsion nga kryeministri Avdullah Hoti.“Mendoj se është mirë që të krijohet edhe një mekanizëm i ri i sigurisë në Kosovë, kemi pasur shkarkimin apo shuarjen e Task-forcës anti-korrupsion nga kryeministri, Avdullah Hoti, kjo në aspektin procedural dhe ligjor ka qenë në rregull por rastet me të cilat është marrë kjo Task-forcë nuk kanë sjell profit në buxhetin e Kosovës”.“Kryeministri në mënyrë të drejtë mori vendimin që të shuhet kjo Task-forcë, por mendoj që është shumë jetike që Kosova ta krijoj një mekanizëm të ri sigurisë që do të quhej “Buroja Nacionale e Hetimeve”.
“Një buro e tillë e hetimit ku akterët kyç të hetimit do të kishin përfaqësuesit e tyre të hetimit në atë mekanizëm dhe rrjedhja e informacionit kishte me shkurtu procesin procedural”.Shala mes tjerash tha se arrestimet e bëra nga Gjykata Speciale atakojnë sigurinë në vend.
“Kjo gjykatë pa dashje apo me dashje nga legjislatura që e votoi kanë bërë një gabim trashanik rreth të ardhmes së tyre dhe shtetit”.
“Gjykata do të krijojë trazira sepse akterët kyç të kësaj gjykate janë kyç edhe në Kosovë dhe në qoftë se shkon gjithkush të arrestojë personin që është bartës i proceseve të rëndësishme në Kosovë – kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë e atakon edhe sigurinë e vendit”.“Nga ajo që po lexojmë e shohim se kjo gjykatë po vepron pa mandat dhe duhet t’i ndalohet mandati nga vetë Kuvendi i Kosovës dhe i gjithë materiali i përpunuar nga ana e kësaj Gjykate t’u bartet institucioneve në Kosovë dhe pastaj të fillojnë hetimet”, deklaroi ShalaShala po ashtu foli edhe për vjedhjen e mbi dy milionë eurove në Thesarin e Shtetit.“Mënyra e bartjes së parave është sistem klasik i krimit të organizuar – veprime me paramendim”.
“Problemi kyç është të dimë nëse raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, kjo është çështja elementare që duhet të dimë”.“Është mirë që institucionet e Kosovës të kërkojnë ndihmë nga Garda de Financa për hetim më të thellë”.