×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti i sigurisë ngrit dyshime pas reagimit të MF-së për sulme kibernetike

    FrontOnline
    28 Shkurt 2021

    Eksperti i sigurisë kibernetike Hekuran Doli ka ngritur dyshime lidhur me pohimet e Ministrisë së Financave se sulmi i sotëm kibernetik kundër sistemit informativ të tatimit në pronë ka përfunduar pa ndonjë dëm të madh.

    Ai në një postim në Facebook ka shtruar pyetjen sesi hakerët kanë arritur të kenë qasje në Regjistrin Civil të Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

    Postimi i plotë:

    I gëzuar të dëgjoj konstatimin e menjëhershëm se tentativa për sulm kibernetik nuk paska qenë e suksesshme, pavarësisht se një konstatim i tillë do të duhej të sillej në bazë të një analize të detajuar të situatës, e cila në rastin më të mirë do të zgjaste më shume se kaq. Sido që të jetë kjo më bën të gëzuar.

    Mirëpooooo…… njoftimi i MF po thotë se hakerët kanë shfrytëzuar të dhënat personale të qytetarëve të marra nga regjistrit civil. E në regjistër civil qysh morën qasje?

    Ndryshe, Ministria e Financave sot ka bërë të ditur se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar deri më tani, të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

    Ministria e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e sistemi informativ në fjalë, ndërkohë që rasti është paraqitur dhe se tani me të po merren organet kompetente.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Podujevë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “nga Podujeva deri në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të grupit Labour Friends of Kosovo nga Mbretëria e Bashkuar,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna dy punëtorë të saj. Përmes njoftimeve, “Trepça” bën të ditur se të dy punëtorët kanë kryer...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës. Përmes një njoftimi nga kjo komunë,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetarja e njohur kosovare, Albina Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Komunës së Prishtinës....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë. Ai tha se ata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Johnatan Heagraves, iu është bashkuar sot një grupi të policëve të Kosovës, pasi ambasada ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.