×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Eksperti i OSHP-së rekomandon që MSH-ja t’i keqpërdor rreth 200 mijë euro!

    FrontOnline
    18 Shkurt 2020

    Një tender në vlerë prej rreth 200 mijë euro për furnizim me filma të rëntgenit ka përplasur përfaqëesuesit e dy institucioneve publike, Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) dhe ekspertin shqyrtues të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), raporton portali “Front Online”.

    MSH-ja ka anuluar këtë akvitetit të prokurimit bazuar në arsyetimin e drejtorit të Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Bujar Gjikolli, i cili në seancën e javës së kaluar të OSHP-së ka deklaruar se për shkak të procesit të digjitalizimit, filmat e rëntgenit nuk janë të nevojshëm për Klinikën që e drejton dhe nëse filmat rëntgen blihen, atëherë të njejtit, siç ka thënë ai, duhet të “gjuhen në kosh të bërllogut”.

    “Kam kërkuar që mos të merren më shumë se 20-30% e sasisë së planifikuar të filmave të rëntgenit, pasi që kemi kaluar në proces të digjitalizimit dhe filmat e tillë nuk janë të nevojshëm dhe shpenzimi i parave të buxhetit të Kosovës për këtë çështje është i paarsyeshëm”, ka deklaruar Gjikolli në seancën e OSHP-së.

    Sias tij, Klinika e tij tashmë i shfrytëzon CD-të dhe jo filmat e rëntgenit, ku një CD mund t’i marrë 250 imazhe që mund të shfrytëzohen në mënyrë më kualitative.

    “Filmat e rëntgenit i kemi shfrytëzuar më herët. Aktualisht nuk kemi as nevojë, por as mundësi t’i shfrytëzojmë të njejtit. Blerja e filmave të rëntgenit  përpos që e dëmton buxhetin e shtetit, njëkohësisht e ulë edhe efikasitetin në punë”, ka deklaruar Gjikolli.

    Edhe përfaqësuesi i MSH-së, Besim Bajraktari, ka bërë të ditur se kanë marrë një njoftim nga Repartet e Radiologjisë se më herët filmat e tillë kanë qenë të nevojshëm, por tashmë një nevojë e tillë nuk ekziston për shkak të synimeve për digjitalizim.

    “Kjo është arsyeja pse jemi për zvogëlim të sasisë së furnizimit me filma të rëntgenit, pasi që të gjitha repartet kanë kaluar në imazhe digjitale. Kthimi në filma nuk ka kuptim dhe njëkohësisht nuk ka kuptim që buxheti të shfrytëzohet për blerje të tilla të panevojshme”, ka thënë Bajraktari.

     Në ekspertizën e siguruar nga portali “Front Online” shihet se eksperti teknik i OSHP-së, Kreshnik Spahiu, ka rekomanduar Panelin Shqyrtues të OSHP-së që ankesat e operatorëve ankues të aprovohen si të bazuara, si dhe të anulohet vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit.

    Ky rekomandim i ekspertit teknik, i cili nuk ka marrë pjesë në këtë seancë, është prezantuar nga eksperti shqyrtues i kësaj lënde, Visar Bibaj.

    Në anën tjetër, eksperti shqyrtues i OSHP-së, Visar Bibaj, ka thënë se sipas Nenit 62 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) në këtë mënyrë nuk mund të anulohet aktiviteti i prokurimit dhe lënda duhet të kthehet në rivlerësim.

    “Anulimi i aktivitetit të prokurimit është në kundërshtim me Nenin 62 të LPP-së”, ka deklaruar Bibaj.

    Edhe Arbër Merovci nga operatori ekonomik ankues “Medica”  ka thënë se vendimi për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit ka qenë joprofesional dhe jorelevant.

    Sipas Merovcit, ky aktivitet i prokurimit është përgatitur më 19 janar 2019, ndërsa hapja është bërë më 15 mars të vitit të kaluar dhe siç ka thënë ai, gjatë kësaj periudhe të gjitha spitalet rajonale kanë zhvilluar procedura të prokurimit në vlera minimale për furnizim me filma radiologjik.

    “Aktiviteti i fundit i prokurimit është më 20 nëntor 2019 nga Spitali regjional i Mitrovicës për furnizim me filma radiologjik dhe kjo është në kundërshtim me arsyetimin e anulimit të tenderit. Furnizimi ka qenë për nivel të Kosovës dhe jo vetëm për QKUK”, ka sqaruar Merovci.

    Ai ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë ka shkelë edhe Nenin 131 të Ligjit të Prokurimit Publik me mos respektimin e vendimeve të OSHP-së.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.