×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti i ekonomisë: Shqetësuese që bizneset vendore nuk po e shohin Kosovën si vend ku mund ta zhvillojnë aktivitetin

    FrontOnline
    03 Prill 2024

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Binesit, Agim Shahini, ka deklaruar pak ditë më parë se për tre muaj në Kosovë janë shuar 400 biznese.Shahini tha se ky është një lajm i keq për Kosovën.

    “Brenda 3 muajve janë mbyllur rreth 400 biznese dhe kjo është një lajm i keq për neve dhe tërë Kosovën sepse pavarësisht që janë hapur brenda këtij viti rreth 2800 biznese prapë janë më pak rreth 300 biznese në krahasim me vitin e kaluar që janë hapë. Bizneset realisht ato çka vet deklarojnë janë biznese të cilat supozohet që kanë pasur nga 1 deri 3 të punësuar dhe arsyet pse janë të mbyllura i japin disa siç është humbja e fuqisë në tregun konkurrues, e cila është mjaft e rëndësishme, konkurrenca jo e drejtë, mungesa e mbështetjes financiare me kushte të volitshme dhe këtu flitet për interesin bankar i cili është më i larti në Evropë, kjo e bënë që Kosova të jetë një nga vendet që ka interesin bankar më të lartin në Evropë dhe na bënë jokonkurrent”, tha Shahini.

    Në lidhje me shuarjen e bizneseve ka folur eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

    Kadriaj tha se një ndër treguesit më të qartë që një vend nuk ka politika të mirfillta ekonomike është kur bizneset nuk kanë arsye për ta zhvilluar aktivitetin e tyre.Ai tha se në momentin që kemi shuarje të bizneseve kjo ndikon tek arka e shtetit.

    “Nëse flasim si shtet që është i orientuar në ekonominë e tregut një ndër treguesit më të qartë që një vend nuk ka politika të mirfillta ekonomike është kur bizneset nuk shohin hapësirë dhe nuk kanë arsye për ta zhvilluar aktivitetin e tyre. Qeveria duhet t’i bëjë thirrje vetes për faktin që në mungesë të politikave të mirfillta ekonomike dhe në mungesë të mundësisë që bizneset të zhvillojnë aktivitetin e tyre, këtu po shihet dhe është treguesi më i qartë, për fat jo të mirë, që kemi një rritje të madhe të shuarjes së bizneseve. Në momentin që kemi shuarje të bizneseve kjo ndikon tek arka e shtetit sepse kemi më pak taska dhe tatime në arkën e shtetit kemi ulje të punësimit, rritje të pakënaqësisë dhe ulje të mirqënies së qytetarëve”Kadriaj tha se është shqetësuese që edhe bizneset vendore nuk po e shohin më Kosovën si vend ku mund ta zhvillojnë aktivitetin e tyre.

    “Më shqetësuese është që edhe bizneset vendore nuk po e shohin më Kosovën si vend ku mund ta zhvillojnë aktivitetin e tyre biznesor dhe kjo duhet të jetë shqetësuese pë vetë institucionet tona. Por si duket institucionet tona kanë deklarime sikur Kosova është në ‘bum ekonomik’ por treguesit më të qartë janë s’e nuk kemi politika të mirfillta ekonomike. Në këtë rast treguesi më i mirë është që vetë mbyllja dhe falimentimi i bizneseve në këtë shifer kaq të lartë” tha Kadriaj në një intervistë/Blic/

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.