BE është fajtor për ngërçin në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe pse nuk e zgjidhi çështjen më herët, por gjithashtu Shtetet e Bashkuara për shkak të veprimeve të njëanshme të ndërmjetuësesit special Richard Grenell dhe administratës së Uashingtonit. Të paktën, kështu po pretendon eksperti gjerman për Ballkanin, Bodo Weber.
Ai tha për Tanjug se BE mban përgjegjësi për të mos zgjidhur çështjen thelbësore të karakterit të Asociacionit dhe për ta lënë atë të zgjidhet më vonë, gjë që, sipas tij, çoi në konflikt, forcimin e pozicioneve dhe pozicionit të të dy palëve dhe bllokadës, shkruan Gazeta Express
Kosova dhe Serbia sot kanë mbajtur një takim në nivel ekspertësh në të cilin është diskutuar për pretendimet financiare dhe pronësore midis dy vendeve.
Kosova atje është përfaqësuar nga bashkërenduesi shtetëror për dialogun, Skender Hyseni ndërsa Serbia nga Petar Petkoviq.
Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun pas takimit ka thënë se ky ka qenë një hap i suksesshëm drejt marrëveshjes, teksa ka paralajmëruar edhe për një takim tjetër.