×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ekspertët zbulojnë: Çfarë na shtynë të hamë natën

    FrontOnline
    05 Prill 2021

    Nëse ngriheni gjatë natës dhe ndjeheni të uritur, kjo mund të jetë për shkak të disa arsyeve, përfshirë stresin dhe sindromën e ngrënies së natës, ekspertët kanë zbuluar. Niveli i urisë, i cili rregullohet pjesërisht nga ritmi cirkadian, rritet përgjithësisht gjatë ditës. Është  më e larta në mbrëmje dhe zvogëlohet gjatë natës. Pra, nëse po ngriheni në orët e vona me një ndjenjë urie, ekspertët thonë se ia vlen të eksploroni. Neuro-shkencëtarja Kristen L. Knutson, pranoi që kjo është ‘e pazakontë’ sepse orët tona të brendshme biologjike nuk presin që ne të hamë atëherë. Nëse ndonjëherë zgjoheni në mes të natës i uritur nuk duhet t’ju shqetësojë, por nëse ndodh shpesh, mbase duhet të kërkoni përgjigje. Ekspertët kanë zbuluar disa arsye.

    Ju nuk hani sa duhet gjatë ditës

    Nëse nuk merrni kalori të mjaftueshme gjatë ditës, mund të zgjoheni të uritur në mes të natës. “Nëse jeni në dietë ose kufizoni veten në ndonjë mënyrë, të tilla si anashkalimi i vakteve ose ushtrime të tepërta, mund të mos merrni mjaftueshëm kalori”, thotë dietologia Alissa Rumsey.

     

    Ju nuk bëni gjumë të mjaftueshëm

    Gjumi i trazuar mund të nxjerrë jashtë ekuilibrit hormonet që rregullojnë oreksin – grelinën dhe leptinën, të cilat mund të çojnë në urinë dhe kërkimin e ushqimeve me shumë karbohidrate. “Hulumtimet e mëparshme eksperimentale kanë lidhur humbjen e gjumit me rritjen e oreksit”, shtoi Knutson.

    Ju jeni nën stres

    Ndonjëherë uria fizike nuk është ajo që ju zgjon nga gjumi, arsyeja mund të jetë përgjigjja e trupit tuaj ndaj një periudhe stresuese në jetën tuaj. Kur të zgjoheni, mund t’i drejtoheni ushqimit për t’u qetësuar. “Ushqimi emocional sigurisht që mund të ngadalësojë proceset e mendimit. Nëse trupi juaj është duke tretur ushqimin, ai mund të qetësojë ankthin që ju bën të mos bini në gjumë. Për fat të keq është një mënyrë shumë efektive për të harruar ato mendime”, tha Kelly Allison, një profesore e psikologjisë dhe drejtoreshë e Qendrës për Pesha dhe Ushqyerja në Universitetin e Pensilvanisë.

    Ju keni sindromën e ngrënies gjatë natës

     

    Nëse zgjoheni shpesh me një ndjenjë urie, disa herë në javë, mund të jetë një shenjë e një çrregullimi të quajtur sindroma e ngrënies së natës”. Njerëzit me këtë çrregullim marrin një pjesë të konsiderueshme të kalorive të tyre ditore pas darkës, sepse ata kanë pak dëshirë për ushqim gjatë ditës. Ata mund të vuajnë nga çrregullime të humorit që përkeqësohen në mbrëmje, kanë probleme me gjumin dhe besojnë se duhet të hanë diçka për të rënë në gjumë përsëri./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Deputeti i VV-së, Salih Zyba, për FrontOnline, ka folur lidhur me raportet e fundit mes krerëve të shtetit, Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Protesta e radhës kombëtare e PD-së dhe opozitës në Shqipëri është shoqëruar me përplasje të shumta mes tyre dhe policisë. Me qindra...
    Vip26 Nëntor 2024
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova, sot do të kenë mundësinë që të jenë pjesë e...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Pavarësisht reformave të fundit në legjislacionin e migrimit për punësim, Gjermania vazhdon të përballet me një mungesë serioze punonjësish të kualifikuar. Sipas...
    Vip26 Nëntor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, kanë pranuar një aktivitet të veçantë. Ata do të luajnë rolin e një prezantuesi...
    Vip26 Nëntor 2024
    Vullneti dhe Arioni kanë diskutuar për lojën e këtij të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, këto ditë të fundit....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.