×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekspertët paralajmërojnë se Kosova mund të varfërohet edhe më tepër

    FrontOnline
    08 Maj 2023

    Ekspertët e ekonomisë po vlerësojnë se vendi nuk është në rrugë të duhur sa i përket zhvillimit ekonomik. Ata thanë se në vend ka rënie të investimeve kapitale, nuk ka fuqizim të sektorit privat, nuk ka investime të huaja dhe se rekomandimet e eksperteve nga Qeveria po merren si armiqësi.

    Ata po ashtu janë të shqetësuar se vendi mund të kalojë në një shtet social dhe mund të varfërohet edhe më tepër.

    Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërgjaliu, tha se në vend ka rënie të investimeve kapitale dhe për këtë cështje është i domosdoshëm reagimi i Qeverisë.

    Ai tha se rekomandimet e eksperteve po shndërrohen në armiqësi nga pushteti dhe se në vend është shndërruar një qasje anti-biznes.

    “Duhet që të kuptohet se sot si ekspert i ekonomisë, të thuash diçka në interes të shtetit dhe qytetarit e pranohet si armiqësi përballë pushtetit edhe vërtet ne e kemi shumë të vështirë të japim konkludime dhe rekomandime tona sepse ato po shndërrohen në armiqësi. E dyta në këtë situatë dhe më këta parametra ekonomikë që ka Kosova ku kemi rënie të investimeve kapitale, kemi rënie të investimeve kapitale në nivel lokal, kemi këtë distancë të komunikimit dhe të dialogut, e kemi një qasje anti-biznes do të thotë se vërtet janë rrethana shqetësuese që duhet t’i brengos pushtetin, në veçanti ministrin e Financave”, tha ai.

    Gërxhaliu shtoi se Kosova është në rrezik që të shndërrohet në shtet social dhe sipas tij, me një qasje të tillë vendi vetëm do të varfërohet.

    Ai tha se është koha kur duhet që shteti të reflektojë të hartojë projekte në mënyrë që të ketë rimëkëmbje ekonomike përmes sektorit privat.

    “Vetë faktin që në vitin 2022 ke vetëm 13 për qind të shfrytëzimit të buxhetit për projekte kapitale, është e para, e dyta kam dro që tentativën është Kosova të shndërrohet në një shtet social dhe me veprimin të tilla ad-hoc dhe me një qasje sociale Kosova vetëm varfërohet. Nuk ka zhvillim nuk ka fuqizim të sektorit privat, nuk ka investitor dhe investime të huaja dhe si mund të krenohemi me këto rezultate”.

    “Në fund të fundit sa më tepër të ruhet paraja sot në këtë kohë të inflacionit ajo vetë vetë ju përjeton amortizim moral apo devalvohet. Është koha kur duhet që të kemi reflektim, duhet të kemi partneritet, duhet që të kemi projekte, duhet që të kemi rimëkëmbje ekonomike përmes sektorit privat dhe jo gjithmonë sektori private të jetë ai që do të jetë i atakuar sepse çdo atakim përballë sektorit privat është atakim direkt tekë qytetari i Kosovës”, tha ai.

    Ekonomisti Jakup Bellaqa, tha se duke marr parasysh që Kosova ka një ekonomi jo të zhvilluar duhet që të merren hapa që të frenohet inflacioni dhe të mos vështirohet jeta e qytetarëve.

    “Çdo Qeveri është e suksesshme në rast që merr masa dhe e zvogëlon dhe e frenon inflacionin dhe papunësi. Edhe ne si ekonomi që jemi në zhvillim dhe jo e zhvilluar do të ndikonte negativisht ne ngritjen e cilësisë së jetës. Këtu duhet që të ngritët cilësia e jetës, për tu ngritur ajo duhet që të frenohet inflacioni dhe duhet të frenohet mos rritja e çmimeve të energjisë elektrike. Duhet në këtë aspekt që të merren masa stabilizuese që të mos vështirohet jeta e qytetarëve”, tha ai.

    Ai po ashtu bëri thirrje që të mbështeten më shumë prodhuesit vendës, raporton EO. Madje sipas tij, duhet që të ndërmerren politika fiskale në artikujt bazik, ku TVSh të zbresë nga 18 për qind sa është tani, në 5 për qind.

    “Duhet të ketë politika doganore më të favorshme, të ketë më shumë eksport se sa import, taksat doganore duhet që të ulen. TVSh-ja duhet që të lihet brenda, jo edhe në kufi edhe brenda në mënyrë që të favorizohen prodhuesit e brendshëm”.

    “Kostoja e prodhuesve të vendit është më e ulët dhe do të kemi çmime tregu dhe çmime të prodhuesit, sepse çmimet janë ngritur dhe ende janë shumë të larat sepse kostot varëse të cilat ndodhin për shkak të transportit për shkak të doganave, taksave doganore edhe TVSh -së së brendshme. Andaj do të duhet që edhe si politikë fiskale të ndërhyje në artikujt bazike, TVSh duhet që të zbres nga 18 për qind në 5 për qind në artikujt bazike, po jo ti iket TVSh-ja”, tha ai./EO

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.