×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekspertët: “Pakoja e Rimëkëmbjes” e Qeverisë “Kurti” nuk e rimëkëmbë ekonominë

    FrontOnline
    05 Korrik 2021

    Javën e kaluar kabineti qeveritar “Kurti 2” prezantoi punën 100 ditore.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, prezantoi një pako të re të rimëkëmbjes në vlerë prej 420 milionë euro, raporton Front Online.

    Sipas deklarimit të Muratit, kjo pako ka potencial të mobilizojë edhe rreth 700 milionë euro të tjera, në total prej 1.1 miliardë euro investime dhe shpenzime nga buxheti i shtetit dhe grantet, kapitali privat, dhe mobilizim të mjeteve nga sektori financiar.

    Për njohësit e ekonomisë, një pako e tillë është e mirëseardhur, por nuk do ta rimëkëmbë vendin pas pandemisë COVID-19.

    Njohësi i ekonomisë, Musa Limani, për Front Online ka deklaruar se kjo pako është e mjaftueshme për të rikthyer ekonominë aty ku ka qenë, por jo për të pasur rritje ekonomike dhe rimëkëmbje pas pandemisë.

    “Për fillim është e zbatueshme, por për ta rimëkëmb ekonominë e Kosovës është një shumë e vogël për arsye se rimëkëmbja kërkon mjete shumë më të mëdha. Me e kthy në gjendjen e mëparshme janë të mjaftueshme, por për të i ikur trendëve negative është një vlerë e vogël. Për momentin është e mirëseardhur por nuk është afatgjate”, deklaroi Limani për Front Online.

    Limani e ka quajtur ndihme momentale dhe se ky është një “injeksion” për ekonominë, por për të pasur stabilitet afat gjatë duhet të ketë lehtësira nga Qeveria në politikat fiskale dhe kreditore.

    “Kjo është vetëm një injeksion që i jepet ekonomisë në aspektin e rimëkëmbjes është një ndihmë momentale dhe Qeveria duhet të mbështes bizneset vendore përmes instrumenteve të politikës së zbatueshme fiskale përmes politikës kreditore, duke dhënë kredi me kushte më të lira të krijoj parakushte për stimulimin e politikave fiskale e cila do të jetë një ndihmë afatgjate e cila siguron një bazament shumë më të mirë të politikës së zhvillimit ekonomik”, ka thënë ai.

    Por njohësi tjetër i ekonomisë Bardh Ahmeti për Front Online shprehet se me këtë pako të paralajmëruar ekonomia do të kap vlerat më të larta të rritjes që nga paslufta.

    “Pakoja e fundit që e ka premtuar ministri Murati do të ndikonte që ndoshta t’i kapim vlerat më të mëdha që nga paslufta në zhvillimin ekonomik dhe performancës së sektorit privat”, është shprehur Ahmeti.

    Ahmeti më tutje ka folur edhe për trendin e ekonomisë vendore ku sipas tij është vërejtur performacë e mirë dhe ka rritje të besimit të konsumatorëve dhe bizneseve, që vije si rrjedhojë e stabilitetit politik në vend.

    Vlera e pakos është 420 milionë euro.

    190 milionë do të ndahen nga buxheti i vendit dhe 230 milionë të tjera nga huamarrja.

    Ministria e Financave për Front Online ka dhënë detaje për kategoritë përfituese të kësaj pakoje.

    “Pakoja e Ringjalljes Ekonomike përfshinë 5 kategori kryesore të masave si vijon: mbështetja e punësimit me vlerë 50 milionë Euro, ringjallja e ekonomisë dhe prodhimit me vlerë 108 milionë euro, mbështetja për familjen me vlerë 50 milionë euro, mbështetja për publiken me vlerë 112 milionë euro, si dhe investimi në infrastrukturë dhe ambient me vlerë 100 milionë euro”, thuhet në përgjigjen e MF-së./Front Online/

    May be an image of text that says '1/5 E MASAVE PER RINGJALLJEN EKONOMIKE, PREZANTUAR NGA QEVERIA E KOSOVES Front Online MASA E PARE 10,000,000€ PER RIKTHIMIN E ATYRE Që KANE HUMBUR VENDIN E PUNES GJATE PANDEMISE 10,000,0000 PER TA MBESHTETUR FORMALIZIMIN EPUNESIMIT 5,000,000€ MBESHTETJE PER PUNESIMIN GRAVE 10,000,000€ PER SKEMEN PUNESIMIT Te GARANTUAR PER Te RINJET 5,000,000€ PER TRAJNIMIN DHE PUNESIMIN NE TEKNOLOGJI INFORMATIVE PER TA MBESHTETUR PUNÄSIMIN E PERSONAVE ME NEVOJA Të VEÇANTA 5,000,000€ 5,000,000€ PER SKEMEN E GRANTEVE PER ZANATET'

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Në vitin 2024, 23 vende anëtare të NATO-s pritet ta kenë përmbushur ose tejkaluar objektivin për të investuar së paku 2 për...
    Lajme13 Janar 2025
    Gjatë javës së kaluar, Drejtoria Rajonale e policisë në Prishtinë ka realizuar 71 urdhëresa gjykate, prej të cilëve 34 ishin për vepra...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërkurën do të mbajë konferencë për media nga ora 10:00. Në njoftim thuhet...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Elmi Reçica, ka shkruar pas hapjes së fushatës zgjedhore nga PDK-ja në Ferizaj. Rreçica, pas tubimit është...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Veriut kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të...
    Sport13 Janar 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë që vetëm Kylian Mbappe luajti mirë mbrëmë në disfatën turpëruese, 2:5, nga Barcelona në...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënojnë shkallë...
    Kronika13 Janar 2025
    1 mijë e 459 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Inxhinierja e Telekomunikacionit Zana Këpuska nga Gjakova, ka numrin 90 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputete në Kuvendin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.