×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ekspertët në Francë: Situata kritike, jemi të shqetësuar nga brutaliteti i valës së dytë të Covid

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Franca do të mblesh këshillin e sigurisë këtë javë, për të përcaktuar kufizimet e reja, në mes të asaj që ekspertët e quajnë valën e dytë të infeksioneve të koronavirusit.

    Në mars, shumica e rasteve ishin të vendosura në pjesën lindore të vendit, por tani infeksionet janë përhapur në të gjithë Francën, dhe spitalet po mbushen shpejt.

    Franca numëroi një rekord 52,000 raste të reja të dielën, por ekspertët thonë se me shumë raste asimptomatike, numri i mundshëm është më i lartë.

    Këshilli shkencor vlerëson se ka rreth 100,000 raste në vend në ditë, tha presidenti i këshillit Jean-François DelFraissy të hënën në RTL Radio.

    DelFraissy e përshkroi situatën e epidemisë si “shumë të vështirë, madje me gjasë kritike” në vend.

    “Ne kishim parashikuar se do të kishte këtë valë të dytë, por ne vetë jemi të befasuar nga brutaliteti i asaj që ka ndodhur gjatë dhjetë ditëve të fundit,” shtoi ai.

    Dhjetë ditë më parë, qeveria miratoi një gjendje të jashtëzakonshme për të lejuar zbatimin e masave më të rrepta shëndetësore për të frenuar përhapjen e virusit.

    Shumë ekspertë thonë se vendi ka humbur kontrollin e epidemisë.

    “Virusi është aq i pranishëm sa mendoj se sot nuk kemi ndonjë zgjidhje tjetër. Duhet të bllokohemi përsëri,”- i tha dje France Info Dr Eric Caumes, shefi i shërbimeve infektive në Spitalin Pitié-Salpêtrière në Paris.

    “Ne kemi humbur kontrollin e epidemisë disa javë më parë,” i tha Dr Caumes shërbimit publik të lajmeve.

    Të paktën 46 milion njerëz në Francë janë tashmë subjekt i një ndalim-qarkullimi nga ora 21:00, për të cilën Caumes tha se ishte një “bast i rrezikshëm” sepse nuk dihet nëse masa do të jetë efektive.

    Shtrimet në spital të koronavirusit rriten me 8,000 brenda dy javësh

    Shumë presin që qeveria do të lëshojë kufizime të reja këtë javë, me një njoftim që pritet të mërkurën, raportojnë mediat franceze.

    “Kur nuk prekemi, ne mendojmë se jemi të paprekshëm,” tha kryeministri francez Jean Castex javën e kaluar, duke artikuluar me një ton më të fortë pasi ai që kishte përshkruar më parë situatën si “serioze”.

    “Askush nuk mund ta konsiderojë veten të sigurt nga kjo, madje edhe të rinjtë,” shtoi Castex.

    Në disa qytete në Francë, baret janë të mbyllura, por restorantet, kinematë dhe teatrot mbeten të hapura me masa më të rrepta./ I.M-Dritare.net

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Zgjedhja e Donald Trumpit hap një mundësi për dialog të ri midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, megjithëse synimi i Uashingtonit mbetet...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka lënë me urgjencë seancën plenare këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas Top Channel, ai...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Pentagoni është habitur nga zgjedhja e Donald Trump për ta bërë Sekretar të Mbrojtjes Pete Hagseth, një veteran i gardës kombëtare dhe...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, i drejtuar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Vip14 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri nuk ka as një muaj që është martuar. Parteri i saj, Kreshnik Gjergji, ka kohë që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se në platformat e 699 bankave gjermane, Republika e Kosovës do të figurojë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të enjten ka mbajtur protestë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë paraqitur disa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.