×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Eksodi masiv, pse qytetarët po ikin nga Nju Jorku?

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Qytetarët e Nju Jorkut po largohen masivisht nga qyteti i tyre dhe arsyet kryesore për të emigruar janë krimi, përhapja e koronavirusit, por edhe varfërimi dhe pasojat e tjera ekonomike të pandemisë. Që nga marsi i këtij viti, gati 300,000 familje e kanë lëshuar Nju Jorkun.

    Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftoi se nga 1 marsi deri më 31 tetor kanë marrë gati 295,000 kërkesa përndryshim të adresës së atyre që u larguan nga Nju Jorku, që zakonisht nënkupton familje të tëra, dhe jo vetëm individë.

    Vetëm nga marsi deri në korrik, kishte 245,000 kërkesa të tilla, që është më shumë se një rritje e dyfishtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, kur kishte 101,000.

    Eksodi masiv nga qyteti më i madh amerikan shpjegohet me frikën e përhapjes së koronavirusit, problemet ekonomike, shkallës së krimit në rritje, por edhe shkollës me reputacion të keq, shkruan RT, transmeton Gazeta Express.

    Shteti i Nju Jorkut regjistroi deri në 33,000 vdekje nga COVID-19 , që është shifra më e lartë në SHBA, nga të cilat deri në 24,000 ishin në New York.

    Metropoli amerikan kishte disa nga karantinat më të rrepta në SHBA, prandaj mijëra kompani të vogla kolapsuan, siç janë restorantet, dyqanet e sallonet e bukurisë.

    Gjithashtu, që kur protestat filluan pas vrasjes së George Floyd, jo vetëm që Nju Jorku u prek nga trazirat në ato demonstrata, por shkalla e krimit gjithashtu shpërtheu në të gjithë SHBA-në.

    Shkalla në të cilën Nju Jorku është bërë një vend i padëshirueshëm për të jetuar tregohet gjithashtu nga rezultatet e hulumtimit të kryer nga Instituti Manhattan në korrik dhe gusht. Sipas këtij studimi, rreth 44% e banorëve të Nju Jorkut që kanë të ardhura vjetore prej më shumë se 100,000 dollarë, po mendojnë të largohen nga qyteti. Deri në dy të tretat mendojnë se situata e përkeqësuar do të bëhet jeta e përditshme e Nju Jorkut. Shumica besojnë se cilësia e jetës ka rënë në mënyrë dramatike dhe kënaqësia me situatën në qytet është përgjysmuar.

    Ndër arsyet kryesore për pakënaqësi, përveç koronavirusit dhe vështirësive ekonomike, është edhe rritja e krimit . Sipas të dhënave zyrtare të policisë së Nju Jorkut, nga janari deri në shtator të vitit 2020, janë regjistruar 344 vrasje, që tejkalon shifrën e tërë vitit të kaluar, kur kishte 335 vrasje.

    Sipas American Post, shumica e qytetarëve që largohen nga Nju Jorku, lëvizin në qarqet përreth, të tilla si New Jersey dhe qarqet në shtetin e Nju Jorkut që janë jashtë qytetit. Sidoqoftë, 13,000 familje u transferuan në Florida dhe deri në 9,000 familje në Los Anxhelos.

    Sipas vlerësimeve ka 16,000 apartamente bosh vetëm në Manhattan. /GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar një grup kriminal prej 18 personash që ka tregtuar në...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    I janë kthyer paratë shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, të cilat ato i kishte dorëzuar në stacionin policor një 41-vjeçar nga Podujeva,...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë...
    Të tjera
    Vip18 Nëntor 2024
    Dy ish konkurrentët e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu i edicionit të kaluar, dhe Atilla Kardesh nga edicioni i...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të bëjë Asociacion të komunave serbe të Kosovës, pasi sipas tij kjo nuk është...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova po luan ndaj Lituanisë në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve....
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka reaguar sërish duke i publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si...
    Vip18 Nëntor 2024
    Ka ngelur më pak se një orë që nga nisja e spektalit ‘prime’ të shout më të famshëm në vend, dhe jo...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova pret Lituaninë në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Dardanët vijnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.