×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Ekskluzive/Kolegji AAB tejkaloi numrin e regjistrimit të studentëve, Ministria e Arsimit hesht (Dokument)

    FrontOnline
    11 Shtator 2019

    Kolegji privat AAB, e ka tejkaluar numrin e regjistrimit të studentëve për vitin akademik 2018/19.

    75 studentë të cilët janë pjesë e numrit të tejkaluar për regjistrim, do të hasin në vështirësi për vërtetimin e diplomës së tyre në Ministrinë e Arsimit.

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në vitin 2017 kishte lansuar Sistemin e Menaxhimit të Informatave të Arsimit të Lartë (SMIAL), përmes të cilit, të gjitha institucionet e arsimit të lartë, obligohen që të deklarojnë numrin e studentëve të regjistruar për nivelin akademik përkatës.

    Libri Amëz i studentëve të institucioneve të arsimit të lartë, ka për qëllim mbajtjen dhe ruajtjen e të gjitha të dhënave relevante për studentët e regjistruar në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

    Këshilli Shtetëror i Cilësisë(KShC), në Agjencionin e Kosovës për Akreditim(AKA), është organ i cili vendosë për numrin e studentëve në programe studimore, në bazë të rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë.

    Portali “Front Online” ka siguruar dokumente ekskluzive, ku shihet se në pesë programe akademike, kolegji në fjalë tejkaloi numrin e studentëve sipas sistemit SMIAL .

    Front Online ka kontaktuar me MAShT-in, për ta pyetur se çfarë masash kanë ndërmarrë për t’i ndëshkuar kolegjet që kanë tejkaluar këtë numër të studentëve, mirëpo deri në publikimin e artikullit nuk kemi pranuar përgjigje.

    Prorektori për Çështje Akademike në Kolegjin AAB, Shemsedin Vehapi ka thënë për Front Online se gjatë gjithë kohës bashkëpunojnë me MAShT-in dhe me AKA-në, sa i përket respektimit të kufizimeve të numrave të studentëve në programet studimore.

    “Në asnjë rast nuk kemi tejkaluar kuotat e përcaktuara nga ana e AKA-së dhe në këtë drejtim nuk kemi asnjë telashe në lidhje me këtë çështje. Sistemi SMIAL është i programuar në atë formë që nuk lejon tejkalimin e kufizimeve“, ka thënë Vehapi për Front Online.

    Ndërkohë që në ‘raportin e vendosjes së studentëve nga Institucionet e Arsimit të Lartë publike dhe private në sistemin SMIAL për vitin akademik 2018-19’, thuhet se ky kolegji ka tejkaluar numrin e studentëve në pesë programe.

    Gjetjet e raportit

    Kolegji AAB ka tejkaluar numrin e studentëve në programin ‘Shkenca Kompjuterike’ në nivelin Bachelor i Shkencës, raporton portali “Front Online”.

    Sipas Agjencisë së Kosovës për Akreditim(AKA), numri maksimal i studentëve për këtë program duhet të ishte 200, ndërsa kolegji në fjalë, e ka tejkaluar këtë numër për 33 studentë sipas sistemit SMIAL.

    Në programin ‘Dizajn Enterier’ në nivelin Bachelor, nga 30 studentë sa ishin paraparë, AAB ka regjistruar 31 studentë.

    Edhe në programin ‘Kulturë Fizike dhe Sport’ në nivelin Bachelor, nga 200 studentë sa i kishte kufizuar AKA, Kolegji AAB ka tejkaluar numrin për 10 studentë.

    Ngjashëm ka ndodhur edhe me programin ‘Psikologji’ në nivelin Bachelor, ku nga 200 studentë, AAB regjistroi 228 studentë.

    Tejkalim të numrit të kufizuar nga AKA, ky kolegj bëri edhe në programin ‘Radiologji’ në nivelin Bachelor të Shkencës, ku nga 30 studentë, regjistruan 33.

    Shifër enorme e regjistrimit të studentëve nga ky kolegj, është edhe programi ‘Infermieri’ në nivelin Bachelor i shkencës, pavarësisht se ky program nuk ka numër të kufizuar për regjistrimin e studentëve, AAB regjistroi 2 mijë e 635 studentë.

    Historiku i problemit

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ia kishte ndërruar vendin e punës, zyrtares e cila i kishte raportuar ministrit në detyrë, Shyqyri Bytyqi, për parregullsitë dhe shkeljet që janë bërë në procesin e verifikimit të diplomave për studentët e kolegjeve private.

    Kumrije Gagica ka qenë udhëheqëse e Divizionit për Njohje dhe Barasvlerë të Diplomave, ku para tetë muajsh, përmes një email-i drejtuar ministrit Bytyqi, ajo kishte treguar se Librat Amëz të disa kolegjeve private, janë dorëzuar jashtë afateve ligjore që janë të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ për Librat Amzë të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

    Ajo madje kishte treguar edhe për rastet kur inspektorë të NARIC-ut, kanë bërë inspektime individuale dhe kanë kërkuar që të vuloseshin diplomat e studentëve që nuk ishin të regjistruar në Librat Amëz.

    Departamenti ‘NARIC’(Qendra Kombëtare për Njohjen e Diplomave) përpos funksionit të nostrifikimit të diplomave që vijnë nga jashtë Kosovës, aktualisht ka funksionin edhe të verifikimit të diplomave vendore, që synojnë të shkojnë jashtë shtetit për vazhdim të studimeve.

    Që nga koha kur ky email është publikuar, mediet në vendin tonë kanë raportuar për qindra raste të studentëve të cilët kanë diplomuar në kolegje të ndryshme, e të cilët nuk po arrijnë t’i vërtetojnë diplomat e tyre.

    Çështjen e mosregjistrimit të studentëve në Libra Amëz, e kishte ngritur edhe ish-kryetari i Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi, i cili kishte treguar se studentëve të paregjistruar në këto libra, nuk do t’u njihet diploma apo studimet.

    Ministria e Arsimit kryesisht vazhdon të heshtë kundrejt pyetjeve të gazetarëve rreth kësaj problematike. /FrontOnline/

    (Vazhdon)

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.