Zyrtarët e Policisë së Kosovës i kanë thënë portalit “Front Online” se arsyeja e arrestimit të kryetarit të Kllokotit, Bozidar Dejanoviq, ndërlidhet me procesin zgjedhor.
” Mund të konfirmojmë se, në bazë të kërkesës së Prokurorisë dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor. Ky operacion i cili është duke u realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërlidhet me procesin zgjedhor. Me respekt, Zyra për informim e PK-së”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Front Online.