×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekskluzive/Javën e ardhshme Kosovës i arrijnë vaksinat kundër COVID-19

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Dozat e para të vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë do të arrijnë gjatë shtatë ditëve të ardhshme. Kështu ka bërë të ditur në një deklaratë ekskluzive për Front Online zyrtarja për informim e GAVI COVAX.

    Sipas saj, përgjegjësit për vaksinim në UNICEF kanë treguar se Kosovës do t’i bëhet dorëzimi i dozave të para të vaksinave gjatë shtatë ditëve të ardhshme.

    Megjithatë, ajo nuk ka treguar se sa është numri i vaksinave kundër COVID-19 që do të furnizohet Kosova.

    “Për numrin e saktë të dozave të vaksinave dhe datën e dorëzimit të tyre është më mirë që ta kontaktoni Qeverinë e Kosovës”, ka bërë të ditur ajo për “Front Online”.

    Front Online i ka dërguar sot pyetje edhe Ministrisë së Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, mirëpo këta të fundit nuk janë përgjigjur në pyetjet e mediumit.

     Përndryshe, Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk ka filluar vaksinimin e qytetarëve të saj.

    Ndonëse numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 86194 raste, ndërsa 1819 qytetarë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. I fundit që ka humbur betejën me këtë virus është humoristi Rasim Thaçi-Cima.

    (Gent Selani-Front Online)

     

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kush do që i fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Takimi i Osmanit me Musarin u zhvillua...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Demokratike Serbe, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër nga ora 10:00 do të organizohet një protestë, përmes së...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhequr nga FSK-ja, teksa gjatë këtij viti rreth 2.6%. Ish...
    Lajme09 Tetor 2024
    Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Lajmin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është deklaruar për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA. Ajo tha se më në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.