×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    EKSKLUZIVE/ “Aksham pazari” i Pal Lekajt, favor të ri për Devollët (Dokumente)

    FrontOnline
    13 Shtator 2019

    Enis Veliu

    Ministri në largim i Infrastrukturës, Pal Lekaj, derisa po i numëron ditët e fundit në këtë dikaster qeveritar është kujdesur t’ia siguroj edhe një favor financiar kompanisë “Eurolab”, e cila udhëhiqet nga familja Devolli, raporton Portali “Front Online”.

    “Front Online” posedon vendimin, të cilin me 29 gusht të këtij viti e ka nënshkruar Pal Lekaj, me të cilin obligohet matja e gazrave për mjetet rrugore të regjistruara, që klasifikohen jo me lartë se niveli EURO 5 për gazra dalëse nga data 1 shtator 2019.

    Gjatë 10 ditëve të fundit kushdo që ka regjistruar automjetin është dashur të paguaj këtë shërbim 5 dhe 6 euro,  ndonëse sipas burimeve të besueshme të “Front Online” një pjesë e madhe e Qendrave të Kontrollit Teknik të Automjeteve nuk e posedojnë këtë pajisje adekuate, të cilën në treg thuhet se e kanë sjellë disa bashkëpunëtorë të vëllezërve Devolli nga Peja.

    Por, vetëm 10 ditë pasi që vendimi ka hyrë në fuqi, Lekaj ka kërkuar nga “Eurolab”, respektivisht Qendra e Automjeteve e Kosovës (QAK) e cila është ne pronësi të vëllezërve Devolli që t’i njoftojnë Qendrat e Kontrollit Teknik në gjithë Kosovën që deri në një vendim tjetër qytetareve të mos u marrin nga 5 euro për kryerjen e kësaj matje të gazrave.

     U grumbulluan 50 mijë euro pa u kryer shërbimi

    Burime të besueshme të “Front Online” bëjnë të ditur se prej kohës kur ka filluar të zbatohet ky vendim e deri më tash Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeteve kanë arritur t’i grumbullojnë mbi 50 mijë euro pa kryer fare këtë shërbim. Një shërbim të tillë e ka bërë edhe Qendra e Automjeteve të Kosovës për Automjetet që e kanë kryer homologimin në këtë Qendër.

    Në pikën një të vendimit të siguruar nga “Front Online” thuhet se obligohet matja e gazrave për mjetet rrugore të regjistruara, që klasifikohen jo me lart se niveli EURO 5 për gazra dalëse, nga data 1 shtator 2019.

    Më tutje në pikën dy thuhet se matja e gazrave do të bëhet edhe për mjetet rrugore që janë subjekt i kontrollit të përshtatshmërisë me rastin importit të tyre në Republikën e Kosovës

    “Obligohet subjekti për monitorimin profesional të Qendrave të Kontrollit Teknik të Automjeteve (QKTA) të administroj dhe përcaktojë individualisht mjetet që e kanë obligim t’i nënshtrohen matjes së gazrave sipas këtij vendimi”, thuhet në pikën 3 të vendimit.

    Në pikën katër thuhet se obligohen QKTA-të  të bëjnë funksionalizimin e pajisjeve për matjen e gazrave sipas këtij vendimi dhe legjislacioni në fuqi.

    “Obligohen QKTA-të, që në afat kohor deri me 01.09.2020, të pajisen me pajisje të nevojshme për matje sipas parametrave PN (cm-3) (Particle Number)”thuhet në pikën pesë të vendimit, raporton “Front Online”

    Më tutje në pikën 10 të vendimit thuhet se tarifa për këtë shërbim për automjete është 5 euro, deri sa për kamionë 6 euro.

    Por të martën përmes një e-maili që e ka siguruar “Front Online” Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar nga Qendra e Automjeteve e Kosovës që të mos e aplikoj pagesën prej 5, respektivisht 6 euro deri në nxjerrjen e një vendimi tjetër

    “Njoftohet ‘Euro-Lab’ QAK që të mos aplikoj tarifat sipas pikës 10 të vendimit nr.546/19 të datës 29.08.2019 të nxjerrë nga MIT për shërbimin e matjes së gazrave dalëse të automjeteve për kategoritë M1.N1,M2,M3,N2,N3  pasi që duhet të merret aprovimi të çmimorës në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrin e Financave”, thuhet në vendimin e siguruar, raporton Front Online.

    Monopoli milionësh i Pal Lekajt për Devollët

    Përndryshe,  Portali “Front Online” para tri jave kishte botuar dokumente ekskluzive, të cilat dëshmojnë se ministri Pal Lekaj, e ka nënshkruar një vendim të ri që i siguron Qendrës së Automjeteve të Kosovës(QAK), e cila është pronë e Shkëlqim Devollit,  një monopol të ri që besohet se “peshon” miliona euro.

    Sipas këtij vendimi të nënshkruar nga ministri Pal Lekaj më 17 janar 2019, të cilin vendim e posedon “Front Online”, Qendra e Automjeteve të Kosovës (QAK) ngarkohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit që ta parandaloj rikthimin në qarkullim rrugor të mjeteve të ri-aftësuara (riparuara) pa u inspektuar, siç thuhet sipas praktikave evropiane përkitazi me nenin 27 të Ligjit 05/L-132 dhe nenit 16 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2018 për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore.

    Kjo nënkupton se asnjë automjet i përfshirë në aksident trafiku nuk mund të kthehet në komunikacion pa e marrë “vizën” e QAK-ut të Devollëve dhe pa e paguar tarifën e caktuar financiare te këta të fundit./Front Online/

    Ekskluzive/Pal Lekaj ia çon edhe një monopol milionësh Devollëve (Dokumente)

    Nga Rubrika
    Hulumtime15 Korrik 2025
    Mbi 195 milionë euro qarkullim dhe rreth 10 milionë euro fitim të pastër ka siguruar gjatë vitit 2024 kompania me vetëm 2...
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Hulumtime23 Qershor 2025
    Mbi 16 milionë euro kanë shpenzuar institucionet qendrore dhe lokale për blerje të veturave të reja dhe marrje me qira të veturave...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, i është drejtuar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, përmes një mesazhi të shkruar...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Lutfi Hazi, ka bërë me dije se partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë po sillen...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për partitë politike që të gjejnë një zgjidhje për bllokadën politike para se...
    Lajme25 Korrik 2025
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosdovës ka thënë se...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ambasadorët e vendeve të huaja kanë marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila dështoi të prodhonte rezultat edhe këtë herë....
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi shkurt se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.