×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ekosistemi i Vjosës vuan nga erozioni i lartë

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke, iu bashkua një aksioni në Tepelenë në ditën ndërkombetare të pyjeve, për ripyllëzimin e Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa.

    Në ditën ndërkombetare të pyjeve, ministrja gjermane e Mjedisit, Steffi Lemke iu bashkua një aksioni në Tepelenë për ripyllëzimin e Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa. Dikur pyjet këtu siguronin mbrojtje natyrore kundër erozionit. Tani, ky ekosistem ka nevojë për ndërhyrje, sidomos nën ndikimin e ndryshimeve klimatike. ‘’Ndryshimet klimatike shoqërohen në çdo vend të botës me periudha thatësirash, me stuhi, me përmbytje dhe politika nuk ka reaguar ende mjaftueshëm ndaj këtyre fenomeneve. Ne duhet të kuptojmë që ne jemi të varur ndaj mjedisit, që na duhet të konsiderojmë natyrën si aleaten tonë, nëse duam të mbrojmë jetën tonë, dhe jo ta dëmtojmë atë‘’, tha Lemke.

    15,000 fidanë bimësh autoktone

    Vitin e kaluar u ndërtua një fidanishte që ka rreth 15,000 fidanë bimësh autoktone, të cilat do të mbillen në dhjetë zona të ndryshme përgjatë Luginës së Vjosës. Eksperti i mjedisit Olsi Nika e cilëson këtë proces si jetik për ruajtjen e biodiversitetit të parkut. ‘’Një nga problematikat më të mprehta që ka lumi i Vjosës si ekosistem është shkalla e lartë e erozionit, dhe kjo reflektohet edhe në transportin e madh të sedimenteve, ccka ka qënë edhe një argument kryesor kundër ndërtimit të Hidrocentraleve. Dhe kjo vjen si pasojë kryesore e shpyllëzimeve’’, sipas Nikës.

    Industri që përbëjnë kërcënim serioz

    Sipas ligjit, pas marrjes së statusit të mbrojtjes, në Vjosë duhet të zhvillohen vetëm aktivitete që nuk e dëmtojnë mjedisin. Megjithatë, Organizata mjedisore Eco Albania ka identifikuar disa industri që vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim serioz. ‘’Një është idustria nxjerrëse-përpunuese, dhe kam këtu parasysh industrinë e naftës, minierave, bitumit. Marrja e inerteve në mënyrë direkte nga shtrati i lumit, dhe ne kemi identifikuar gati 10 të tilla që veprojnë gjatë shtratit të Vjosës.  Dhe e treta është marrja e ujit nga lumi’’, thekson Nika.

    Plani i menaxhimit të parkut, i miratuar në fund të vitit 2024, ende nuk ka filluar të zbatohet në terren. Por kjo sipas ekspertëve do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij. /DW

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Gjykata Penale në Koçan ka refuzuar ankesat e 14 personave të përfshirë në hetimin për tragjedinë, duke i lënë në paraburgim. Ndërkohë...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Danimarkado të vendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë në të ardhmen. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri danez i Mbrojtjes...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte theksoi të mërkurën se aleanca ushtarake transatlantike do t’i përgjigjet një sulmi me “forcë të...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit,...
    Lajme26 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, është deklaruar për “Front Online” lidhur me vrasjet e ndodhura gjatë kësaj jave në Kosovë,...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, pasditen e sotme njoftoi se shteti i kontinentin afrikan, Kenia, ka njohur pavarësinë e Kosovës, vendim i...
    Lajme26 Mars 2025
    Një tentim grabitje që pati ndodhur paraditen e 17 marsit, në një qendër tregtare në Veterrnik la të plagosur dy persona. Një...
    Lajme26 Mars 2025
    Kenia ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet, duke e bërë kështu vendin më të ri që mbështet pavarësinë e shpallur më 17...
    Lajme26 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Kenia. LDK-ja ka falënderuar presidentin e Kenias William Ruto, duke thënë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.