×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekonomisti Mustafa: Investimet e huaja po shkojnë në patundshmëri, jo në sektorë prodhues

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2025

    Ekonomisti Muhamet Mustafa nga Instituti Riinvest ka ngritur shqetësimin se struktura e investimeve të huaja direkte në Kosovë është e gabuar dhe nuk po kontribuon në zhvillimin real të ekonomisë.

    Sipas tij, shumica e kapitalit të jashtëm po derdhet në patundshmëri, në vend se të investohet në sektorë që krijojnë vlerë të shtuar, punësim dhe eksport.

    Mustafa ka thënë se kjo prirje është një nga arsyet pse ekonomia e Kosovës vazhdon të mbetet e brishtë dhe e varur nga importet.

    Ai shtoi se mungesa e stabilitetit politik dhe perceptimi për konflikt të vazhdueshëm ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrjen e investitorëve.

    “Investimet e jashtme janë kryesisht në patundshmëri, jo në sektorë prodhues që krijojnë vlerë të shtuar. Cili investitor i huaj vjen me investu në një vend ku në Google sheh konflikt politik permanent…”, ka shtuar ai.

    Sipas Mustafës, Kosova ka nevojë për politika të qarta industriale dhe stimuj për sektorët prodhues, në mënyrë që investimet e huaja të orientohen drejt aktiviteteve që rrisin eksportin, përmirësojnë bilancin tregtar dhe krijojnë vende pune të qëndrueshme./Telegrafi

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.