×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekonomisti Musa Limani: 10% e trustit nuk mund të merret si masë e qeverisë – tërheqja e tyre nuk është zgjidhje

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Eksperti i Ekonomisë, Musa Limani, ka vlerësuar se ideja për tërheqje nga qytetarët të 10% të trustit të tyre pensional, është e mirë, por duhet rishikuar sa mund të sjellë rezultat për rimëkëmbje.

    Ai konsideron që ndryshimi i ligjit që të mundësonte një gjë të tillë është i duhur, meqë kjo ide nuk do duhej të merrej si një masë e qeverisë.

    ”Trusti pensional paraqet një institucion për të kursyer në pikëpamje kursime individuale. Këto janë mjete të qytetarëve të Kosovës, nuk janë nga kontributdhanësit, janë kursime individuale”.

    ”Prandaj, a është e arsyeshme në aspektin juridik dhe ekonomik të bëhet tërheqja e trustit prej 10% mbetet për tu rishikuar”.

    ”Unë pajtohem me Fondin Monetar Ndërkombëtar meqë ai është një institucion financiar ndërkombëtar. Edhe unë mendoj që para se të vendoset një gjë e tillë, Ministria e Financave të bëjë një analizë komplekse”.

    ”Nga aspekti profesional ekonomik, tërheqjen e 10% nuk e shoh si masë të Qeverisë, por se ua mundëson tërheqjen e kësaj përqindjeje”.

    ”Këto para do ta rrisin kërkesën agregate, por është një vlerë jo e madhe dhe nuk do të ketë një efekt krejt të rëndësishëm”.

    ”Kur krejt kësaj ia shtojmë se 60% të kursimtarëve janë të rinj, dhe në kursimet e tyre kanë vlera të vogla dhe mund të nxjerrin për 10%, 10 euro, ndoshta 20 euro – nuk kanë ndonjë efekt të caktuar në kuptimin e zgjidhjes së problemit në këtë situatë pandemike”.

    ”Në aspektin ekonomik unë shoh një gjë tjetër me të cilin pajtohem me sugjerimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar se nëse rritet paraja në qarkullim atëherë vjen deri tek inflacioni”.

    ”Duhet të bëhet një analizë konkrete, të dihet sa ndikon kjo në stabilizimin financiar të tregut të kapitalit. Fondi nuk e di sa e din, që këto mjete nuk janë në kuadër të sistemit bankar të Kosovës, nuk ndikojnë kumeditë sa në tregun e kapitalit”.

    Megjithatë ai u shpreh në Info Magazine se shfrytëzimi i fondit pensional derisa janë mjete të kursimeve individuale, është e paarsyeshme, njofton Klan Kosova.

    ”Një gjë është e pajustifikuar në aspektin moral, psikik dhe ekonomik, se mjetet tua personale që janë kursime individuale, sepse këto janë fonde individuale personale, dhe tani kur situata populli është në gjendje të rëndë financiare – dhe tash me parat e tua duhet të kërkosh lëmoshë, për mua është e pakuptueshme”.

    ”Ata të cilët janë në pension nuk duhet të kenë përkufizime me tërheqjen e parave siç është me ligjin mbi trustin. Paratë e mia, shembull unë jam në pension dhe kam nevojë për të holla dhe ai thotë s’mund t’i tërheqësh ato sepse janë me rregullore”.

    ”Këto gjëra që janë të përcakturar me ligj duhet të ndryshohen dhe të rregullohen. Edhe ligji edhe rregulloret duhet të jenë në funksion që kanë lidhje me këto persona të fondit”.

    ”Ministresha neve na dha informata rreth ligjeve, pastaj masa të tjera që unë s’kam qasje mbi projektligjin për rimëkëmbje ekonomike”.

    ”Mosaprovimi i një ligji madhor, për herën e gjashtë nuk aprovohet, për mua të dyja palët e deputetëve, qoftë opozita apo pozita – marrin përgjegjësi sepse ata janë përfaqësues të popullit”.

    A duhet të bëhet kjo tërheqje e 10% të trustit?

    ”Unë jam për po, por kjo nuk është zgjidhje dhe nuk duhet të mirret si masë e qeverisë”.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për...
    Lajme10 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përmbledhur takimet që ka zhvilluar Zëvendës Sekretari Amerikan për Menaxhim dhe Resurse,...
    Lajme10 Janar 2025
    13 organizata ndërkombëtare të gazetarëve dhe lirisë së medias i kanë drejtuar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi janë thellësisht të...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime. Në këtë mbledhje Lyra Osmani u emërua në...
    Lajme10 Janar 2025
    Kreu i PDK-së, ka takuar sot strukturat e PDK-së të degës së saj në Prishtinë, shkruan FrontOnline. Krasniqi, pas takimit në Facebook,...
    Sport10 Janar 2025
    Liverpool ishte i detyruar të ulte avionin në Birmingham të mërkurën në mbrëmje pasi fluturimi i tyre nga Londra u kthye për...
    Vip10 Janar 2025
    Gjatë këtij mëngjesi, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka thënë Rovenës se ajo e ka bërë gjoksin....
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti i ka kënduar Rovenës një këngë kushtuar tradhtisë. Ai i këndoi para fytyrës, ndërsa iu bashkuan edhe disa nga banorët tjerë,...
    Vip10 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, këtë të premte kanë vënë në shënjestër Rovenën. Ata e akuzonin se Rovena nuk...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.