×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekonomistët i reagojnë Kurtit për skemën e re: Nuk ulet kështu papunësia!

    FrontOnline
    18 Korrik 2022

    Aplikimi u hap të hënën.

    Me skemën “Qeveria për Familjet”, ekzekutivi synon të mos lë asnjë familje në Kosovë pa të paktën një anëtar të punësuar.

    Punëkërkuesit, që plotësojnë kriteret, është paraparë të shpërblehen me maksimumi 300 euro subvencionim për gjashtë muaj nga Qeveria.

    Kjo e fundit kompensimin e bën përmes punëdhënësve, të cilët punëtorëve edhe mund t`u ofrojnë pagë akoma më të lartë.

    “Paga mund të jetë më e lartë, 400, 500 apo 600 euro, por subvencionimi është 70% e pagës, deri maksimumi 300 euro”, tha Ministri i Financave, Hekuran Murati para gazetarëve.

    Para se të përfitojnë nga kjo ndihmë, fillimisht punëkërkuesit duhet të dëshmojnë se i përkasin grupmoshës 18-64 vjeçare, se nuk e kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar dhe se janë të regjistruar si të papunë në Agjencinë e Punësimit (APRK).

    Megjithatë, ekonomisti Imer Raçi ka dyshimet e tij për këtë skemë.

    “Bizneset a do bëjnë kërkesë për punëtorët sipas kërkesës së punës dhe a ndikon në zhvillim ekonomik apo është vetëm një pasqyrim që të ul shifrat e papunësisë në sy të popullatës pasi qe bizneset nuk do bëjnë punësime sipas kërkesës së nevojshme, por në një farë forme krijohen si pune sociale me qëllim të përfitimit të kësaj ndihme dhe nuk ndikon në një punësim afatgjatë dhe profesional”, u shpreh Raçi për “Front Online”.

    Andaj ky thotë se për uljen e papunësisë, qeveria do të duhej të vepronte ndryshe.

    “Fuqia e re punëtore dhe bizneset duhet të stimulohen ndryshe qoftë përmes politikave fiskale e monetare që të rritin prodhimin e përmes saj të rritet kërkesa për një punësim të fuqishëm (krijim i vendeve te punës te reja profesionale, afatgjata dhe frytdhënëse) dhe stabil e e cila do të ndihmonte edhe në rritjen e të hyrave buxhetore e edhe në një bilanc më pozitiv tregtar e investimet duhet të rriten edhe tek shkollat e trajnimet profesionale e të kemi forcë të përgatitur të punës”, theksoi Raçi për “Front Online”.

    Kritikat nuk i kursen edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj.

    “Është në kundërshtim me ekonominë e tregut. Nuk mundet me fuknsionu. Nëse don me kriju punësim duhet përmes investimeve qeveritare, pra duke bërë investime kapitale. Kështu, vetëm do ta rëndojë ekonominë e vendit”, vlerësoi ekonomisti Kadrijaj.

    Kurse, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi druan se skema e qeverisë do të shkaktojë jo pak telashe në sektorin privat.

    “Mendoj që ka pasë versione më të mira, por kemi kryefamiljar që i marrin 130 euro dhe sigurisht që do të tërhiqen dhe do të jenë në një terren të pakoordinuar. Do të shkojnë të regjistrohen në një agjenci punësimi. Qeveria ish dashtë me intervenu në pagën bazë prej 130 euro dhe jo në këtë formë”, tha Azemi për “Front Online”.

    Për më shumë detaje rreth skemës “Qeveria për Familjet” vegëzat e mëposhtme:

    https://mf.rks-gov.net/…/A68EB2C7-DEB3-4351-99C5…

    https://mf.rks-gov.net/…/9FA91A69-EAEA-4D20-BEC9…

    Për ndihmë dhe informata në procesin e aplikimit drejtohuni në Zyren e Punësimit të komunës suaj. Adresën e Zyres së Punësimit në komunën tuaj, mund ta gjeni në faqen e APRK-së: https://aprk.rks-gov.net/Content/Agency/Index

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Aktualisht, Prishtina radhitet në vendin e 23 në botë për cilësinë e ajrit. Këtë e thotë tabela e platformës për matjen e...
    Lajme16 Janar 2025
    Afaristi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, ka udhëtuar sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare...
    Kronika16 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në raportin e saj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 1 mijë e 700...
    Të tjera
    Vip16 Janar 2025
    Një bisedë mes G Bani dhe Laert Vasili, zhvilluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, është bërë objekt diskutimi të madh...
    Vip16 Janar 2025
    Xheneta i ka dërguar sërish një mesazh ish-konkurrentit të Big Brother VIP Kosova 3, Gjestit. Ajo u shpreh se në festën e...
    Vip16 Janar 2025
    Xheneta i ka dalë në mbrojtje Drilonit pas akuzave të Leo-s. Por kjo bëri që ajo të përplaset me Xuxin dhe Sarën...
    Vip16 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë dhuruar spektakel deri në orët e vona të natës....
    Sport16 Janar 2025
    Ylli i FC Barcelonës, Gavi, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Lamine Yamal, duke e cilësuar si lojtari më i mirë në botë...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Pasnesër fillon punën Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2025 në Kosovë, njoftoi Zyra e këtij misioni. Mandati dhe objektivat e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.