Papërgjegjësi i kanë quajtur ekonomistët shpenzimet e larta shtetërore për meditjet, udhëtimet, akomodimet e shërbimet e telefonisë.
Ish-Ministri i Financave, Haki Shatri e cilëson shqetësues faktin se shpenzimet e kësaj kategorie janë rritur, kurse investimet kapitale kanë mbetur pa u kryer.
“Kategoria e pagave është rrit shumë më pak. Investimet kapitale kanë mbet pa u realizuar. Kjo është e papërgjegjshme, në kundërshtim me deklarimet parazgjedhore dhe situatën në të cilin po kalon vendi”.
Ai bëri edhe një krahasim.
“Nuk është shtuar asnjë cent tek kategoria e socialeve, kurse ka rritje tek kategoria e shpenzimeve për mallra dhe sherbime”, vlerësoi Shatri për Institutin për hulumtime Front.