Ministria e Financave, e udhëhequr nga Hekuran Murati, ajo e Industrisë udhëhequr nga Rozeta Hajdari dhe ministria e Ekonomisë në krye të së cilës është Artane Rizvanolli, janë tri ministritë me përqindjen më të ultë të realizimit të investimeve kapitale për vitin 2022.
Hekuran Murati ka realizuar vetëm 2 % investime kapitale, Hajdari 16% dhe Rizvanolli 38%, duke bërë që sektori i ekonomisë nën qeverisjen e Albin Kurtit të dështoj.
Kështu bëhet e ditur në një infografikë të Institutit GAP.
Qeveria e Kosovës po vazhdon të kritikohet për mosrealizimin e projekteve të investimeve kapitale, ku sipas opozitës dhe njohësve të ekonomisë, realizimi i tyre është pothuajse zero për qind.