×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekonomia e Kosovës rritet për 4.1 për qind

    FrontOnline
    09 Tetor 2019

    Bruto Produkti Vendor i Kosovës (BPV) është rritur për 4.1% në qerekun e dytë të vitit 2019, pasi që kishte një rritje prej 4.2% në qerekun e parë, thonë të dhënat e Agjencisë Kosovare të Statistikave.

    BPV-ja në TM2 të vitit 2019 shënon rritje reale për 4.13%, në krahasim me TM2 të vitit 2018. Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit 22.4%; Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, si dhe aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse 8.95%; artet, argëtimi dhe çlodhje, si dhe aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera 8.8%; ndërtimtaria 6.9%; Industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar, furnizimi me ujë, si dhe aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, dhe rehabilitimit 6.7%, nga të cilat Industria përpunuese 10.6%; Tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor 6.5%; aktivitetet e pasurive të paluajtshme 3.6%. gazeta express

    Ndërsa, rënie reale kishte te: administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale (-1.1%); bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (-0.3%).

    Ndërkaq, BPV sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: eksportin e mallrave dhe shërbimeve me 14.3%; formimin e bruto kapitalit me 4.1%; shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) me 0.1%.

    Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e: shpenzimeve të konsumit final të Qeverisë (-3.2%); importit të mallrave dhe shërbimeve (-0.5%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.