Një ekip britanik që do ta monitorojë procesin e zgjedhjeve është nisur për në Kosovë.
Ambasada Britanike ka bërë të ditur se ky ekip ka një përvojë të gjatë në monitorim dhe do të ndihmojë në analizimin e procesit.
“Një e premte e lumtur e misionit të ekspertëve të Mbretërisë së Bashkuar. Ekipi ka një përvojë të kombinuar 60- vjeçare të monitorimit të zgjedhjeve dhe do të udhëtojë në të gjithë Kosovën, duke na ndihmuar të ndërtojmë një analizë sa më të qartë dhe të pavarur të procesit”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1837191799773236