Është mbajtur natën e mbrëmshme episodi i ri i emisionit “Zemër Luana”.
Si gjithmonë, Luana është kujdesur që të krijojë super atmosferë me energjinë e saj pozitive.
Mirëpo, në një moment ekipa e ka vënë në ‘sikletë’, pasi ia zbuluan pak nga kënga e saj më e re.
“Ndaleni këngën, o Zot. Keni ngatërruar këngën. Mirë, ishalla se kap njeri”, dëgjohet duke thënë Luana.
Burime të Indeksonline të afërta me artistët bëjnë me dije se kënga e re nga Luana po vjen në bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar, Bardhi.
Kështu që qëndroni gati, sepse një këngë e fortë është afër publikimit.