Einxhel Shkira dhe Dagz, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Ata priten të bëhen prindër të një djali.
Lidhjen ata nisën qysh nga eksperienca e tyre në “BBV”, dhe ajo vazhdoi edhe pas daljes nga aty.
Përmes një postimi në ‘InstaStory’, moderatorja ka treguar së fundmi për dhuratën e parë për fëmijën, të cilën e kishte marrë nga një fanse madje para se të ishte shtatzënë.
“Dhurata e parë e bebit më ka ardhur nga një suportuese e madhe e jona, që jeton në Australi. E cila i kishte blerë sapo kemi dal nga ‘BB’ e inspiruar nga një bisedë e jona për bebe, ndërkohë që sa ishim lidhur. Kur mi solli në verë zbuloi se s’do shkonin dëm sepse biseda e bebit po bëhej realitet”, shkruan ajo krah fotos.