Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj, kanë diskutuar gjatë ditës së sotme në oborrin e shtëpisë së famshme.
Aktori Veshaj po i thoshte moderatores se do të bëjë diqka për neser, për nder të ditës së Pavarësis së Kosovës.
Einxhel ia kthen menjëherë duke i thënë se festa për të cilën flet ai është sot (16 shkurt).
Veshaj e kundërshton duke i thënë se është neser me datë 17 shkurt, derisa Einxhel me shumë siguri i thotë është sot dhe shko pyet “Vëllaun e madh”, për të konfirmuar datën.
Aktori i humorit e vazhdon duke i thënë se ai e di edhe orën e përafërt.
Pas diskutimit Einxhel dëgjihet duke thënë: “Sot kemi lënë kokrrën e namit”, duke lënë të nënkuptohet se është e turpëruar që është diskutuar mbi një gjë që supozohet që secili prej tyre duhet ta dinin saktë.