Moderatorja dhe ish banorja e “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira, kohëve të fundit është komentuar për shtatzëninë e saj.
Ajo është shtatzënë për herë të parë me Dj nga Kosova, Dagzin, me të cilin krijoi lidhje brenda “BBV”.
Pak ditë më parë ata organizuan ‘babyshower’, ku edhe zbuluan se po bëhen prindër të një djali.
E me sa duket, shtatzënia e ka bërë të ndjeshme moderatoren, e cila ka publikuar foto nga fëmijëria e saj, përkatësisht nga dita e parë e saj e shkollës.
“Suksese kalamaja. Mbi të gjitha suksese dhe ju prindër në misionin e vështirë për të qenë partneri më i fortë krah fëmijës tuaj në rrugëtimin drejt dijes akademike.”, shkruan moderatorja.