Çifti shumë i dashur nga publiku, Einxhel dhe Dj Dagz, pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë.
E shpesh Einxhel ndan edhe detaje nga shtatzënia.
Së fundi, moderatorja ka publikuar momentin kur ua zbuluan prindërve të Dagzit se do të bëhen gjyshër.
Çifti kishte zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë përmes një letre dhe disa arushave.
Të gjithë janë emocionuar shumë dhe janë gëzuar pafund, duke përqafuar njëri-tjetrin.